Kryetari i Vaccarizzo Albanese viziton Skraparin - Delegacioni ishte pjesë e një eventi promo turistik një ditë më parë / Foto **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Kryetari i Vaccarizzo Albanese viziton Skraparin - Delegacioni ishte pjesë e një eventi promo turistik një ditë më parë / Foto

Fatjon Kaloci
22.9.18
Në një event promocional turistik, një stendë e veçantë tërhoqi vëmendjen, në një aktivitet të mbajtur mbrëmjen e djeshme 21 Shtator 2018 në Bogovë. Një delegacion i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Vacarizzo Albanese ku jeton një komunitet arbëresh prej shekujsh vizitoi gjatë fundjavës Skraparin. Të shtunën 22 Shtator 2018 Antonio Pomillo Kryetar i Komunës së Vaccarizzo Albanese vizitoi gjatë mëngjesit Kanionet e Osumit së bashku me një përfaqësi nga sipërmarrja e vendit jugor të Italisë fqinj. Pas një vizite të shkurtër në disa ndër bukuritë natyrore Delegacioni vizitoi Bashkinë Skrapar ku u prit nga Kreu i Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu dhe Stafi i këtij institucioni. Disa imazhe nga ky aktivitet u postuan në një faqe sociale të Kreut vendor të Bashkisë Skrapar nga ky Takim i paradites së të shtunës. Simbole të stemave të dy institucioneve u shkëmbyen si shenjë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes dy bashkive. Imazhet e mëposhtme mund të ndiqen për përdoruesit e rrjetit Facebook pasi bashkëngjiten nga një postim i jashtëm nga rrjeti Corovoda Online