Landfilli "bashkon" 5 Bashkitë e Qarkut - Projekti është Financim Zviceran dhe synon Mirë Menaxhimin e Mbetjeve / Video **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Landfilli "bashkon" 5 Bashkitë e Qarkut - Projekti është Financim Zviceran dhe synon Mirë Menaxhimin e Mbetjeve / Video

Fatjon Kaloci
18.9.18
Gjatë javës që shkoi projekti i Menaxhimit të Mbetjeve Urbane një kooperim i SECO dhe Flag mblodhi në Berat përfaqësues të 5 Bashkive të Qarkut, konkretisht Bashkisë Berat, Skrapar, Poliçan, Ura Vajgurore dhe Kuçovë. Qasja me mjedisin dhe mbrojtja e tij si dhe e banorëve njëherësh për komunitetet respektive ishte në fokus të takimit. Ajo që mbetet si element kryesor është "kostoja". Largësia në terren e fshatrave, zonave rurale të Skraparit si dhe aortat e komunikimeve rrugore mbeten sfidë për bashkitë e largëta. Sipas projektit që mendohet të implementohet i plotë në konkretizim pas afro 2 vitesh, synohet krijimi i Landfilli të përbashkët rajonal. Ende nuk dihet nëse do të ketë stacione tranzitore për bashkitë e largëta deri në landfill por ajo që u mësua së paku nga një kronikë televizive e një rrjeti lokal Berati Tv, ishte se të 5 Bashkitë ishin në mbështetje të kësaj sipërmarrjeje që do të vij si një financim i përbashkët mes 5 aktorëve lokal të qarkut, si dhe dhe qeverisë zviceriane e cila përmes një programi të veçantë zhvillimor SECO do të ketë financimin më të madh. Ndjekim më poshtë një kronikë video-kredit kortezie / Berati Tv

©Corovoda Online /Video Kredit Berati Tv