Mundësia vlen edhe afro 30% të pronëmbajtësve në Skrapar. Nga kjo e hënë 17 Shtator nisin Aplikimet për Pronat e parregjistruara **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Mundësia vlen edhe afro 30% të pronëmbajtësve në Skrapar. Nga kjo e hënë 17 Shtator nisin Aplikimet për Pronat e parregjistruara

Fatjon Kaloci
16.9.18
Bazuar në një vendimarrje të Këshillit të Ministrave që mban Nr.442 datë 18.07.2018 nga kjo e hënë 17 shtator 2018 të gjithë ata që kërkojnë të rregjistrojnë pronat e tyre të ndërtuara përpara datës 10.08.1991 duhet të dorëzojnë aplikimet sipas një modeli të standartizuar. Në Skrapar përfitues nga ky vendim mendohet se mund të jenë rreth 30% e pronëmbajtësve të pronave të para 1991 por që për problematika të ndryshme ende nuk i kanë të rregjistruara. Zyra Vendore e Pasurive të Paluajtshme Skrapar do të ofroj asistencë ndaj çdo të interesuari, për plotësimin e modelit tip që duhet të depozitohet pranë ALUIZNI-t Berat. Objekt i këtij aplikimi janë të gjitha ato prona apo truaje funksional (këta të fundit jo më shumë se 300 metra katrorë sipërfaqe) me disa kritere:
1. Duhet të jenë ndërtesa të para 10.08.1991
2. Të mos ketë mbi to, Akte Fitimi Pronësie
3. Të përfunduara për nga ndërtimi ( me mure, cati apo mbulesë)
4. Si dhe të mos i përkasin kategorive të ndërtimeve pa leje.
Sipas Vendimit, do të jetë ALUIZNI institucioni përgjegjës i cili do të mundësoj këtë rregjistrim të pronave dhe truajeve funksionale. (Me termin Truall Funksional nënkuptohet hapësirë përreth objektit përfshirë oborre). Nëse ky i fundit shkon me sipërfaqe deri në 300 metra katror i gjithë proçesi i rregjistrimit të pronave dhe objektit do të jetë FALAS. Në rast se trualli funksional i kalon 300 metra katror sipërfaqe për pjesën mbi 300 metra do të paguhet konform tarifave në fuqi.
Spekulimet që mund të bëhen nga aplikantë të ndryshëm kanë një monitorim të fortë. Kjo sepse autoritetet duhet të vërtetojnë aplikimin që konfirmon se deri në 10.08.1991 objektet i përkasin kësaj para periudhe. Nëse pyetja tinzare e tipit: Kush do ta marri vesh se objekti është ndërtuar para apo pas kësaj periudhe, Corovoda Online referon se mekanizmat verifikues shtretërore do të përdorin Fotografimin Ajëror të Objekteve të Shqipërisë nga 1994 e tej. Gjithësesi, rreth 30% e pronëmbajtësve aktualë mund të përftojnë nga kjo mundësi.
Informacione sqaruese dhe ndihme nga kjo e hënë për banorët e Skraparit do të merren pranë Zyrës Vendore të Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Skrapar.
Për më shumë info mund të drejtoheni në : 031222673 apo në një profil social në rrjetin facebook të ndërlidhur me Zyrën e Hipotekës thënë ndryshe në Skrapar.
Aplikimi mund të shkarkohet këtu ( shfletues i shpejt / formati .pdf.)