Udhëzimi i Ri prek Arsimin: "Kaos" në prag fillim shkolle - Udhëzimi / I Plotë **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Udhëzimi i Ri prek Arsimin: "Kaos" në prag fillim shkolle - Udhëzimi / I Plotë

Fatjon Kaloci
14.9.18
Ndërsa vetëm 2 ditë larg fillimit të vitit shkollor 2018 - 2019, një udhëzim i fundit që mban datën e dy ditëve më parë 12 shtator 2018 me Nr.30 i Ministres së Arsimit ka gjetur të papërgatitur strukturat. Ndonse ky udhëzim sipas ligjeve në Shqipëri do të hyj në fuqi pasi të botohet në fletoren zyrtare, raporte thanë për Corovoda Online se strukturat vendore të arsimit po bëhen gati për t'a zbatuar që në fillim jave (burim jozyrtar).
Sipas Udhëzimit të Ri, në arsimin bazë klasat nuk duhet të kenë më pak se 15 nxënës (në zonat urbane) apo më pak 10 nxënës (në zonat rurale). Për të shmangur keqinterpretimet apo ndarjet e qëllimta të klasave aktuale në klasa të reja, sipas po këtij udhëzimi përcaktohet edhe numri i klasave paralele. Sipas këtij Udhëzimi në rast se për shembull, Vogëlushët që do ulen për herë të parë në bangat e shkollës në një zonë urbane do të jenë për shembull gjithësej 50 nxënës që hyjnë në shkollë për herë të parë nuk mund të krijohen 3 klasa paralele, por maksimalisht sipas pikës II/A/2/a do të ketë vetëm 2 klasa paralele. Kjo sepse vetë udhëzimi ka limite të numrit të nxënsve për çdo klasë.
Udhëzimi i ri me Nr.9392 Prot, datë 12.09.2018 "Për numrin e nxënësve për klasë dhe normat e punës mësimore në institucionet e arsimit parauniversitar" do të jetë i vlefshëm duke filluar nga ky vit shkollor 2018 - 2019 pasi të jetë botuar më parë në fletoren zyrtare. Ky udhëzim shfuqizon Udhëzimin e mëhershëm Nr.21 të vitit 2010.  Edhe për gjimnazet ka ndryshime në numra. Së paku klasa duhet të ketë jo më pak se 25 nxënës në zonat urbane dhe klasa e dytë paralele krijohet vetëm në rast se numri i nxënësve në total për një vit shkollor i kalon 36 e deri në 70të. Po ashtu edhe në Funksione Udhëzimi i ri përcakton sipas numrit të nxënësve sesa nëndrejtor duhet të kenë shkollat.
Por ajo që mbetet e paqartë është referimi që bëhet për ato që u quajtën si klasa kolektive. Tashmë do të quhen klasa të bashkuara dhe nëse më parë thuhej se do ketë një shkrirje të disa prej tyre që nuk kanë numër të justifikuar nxënësish (sidomo për zonat rurale) sipas udhëzimit thuhet tashme se për filloren nga klasa e parë deri tek e pesta është deri në 10-të numri i nxënsve nga ku mund të krijohet një klasë. Termi "deri në" ka shkaktuar disi paqartësi  pasi interpretimi parësor shkon me alternativa disa e mendojnë nga 0-9 disa 10të. Por ajo që përcakton këtë "kaos" të përcaktuar edhe nga ky shkrimi ynë në titull është pika A/1 e cila shpreh se në zonat rurale klasa nuk duhet të ketë më pak se 10 nxënës.
Gjithësesi, Corovoda Online publikon të plotë Udhëzimin e dy ditëve më parë të Ministrisë së Arsimit inkorpuar në lexues të shpejtë si më poshtë: