• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Ura e Kasabashit do të restaurohet plotësisht në Pranverën e 2019 - Projekti i Restaurimit drejt finalizimit

Eugen Kallfani, drejtuesi i Drejtorisë Rajonale Kombëtare Kulturore për Qarkun Berat, përmes një postimi në një media sociale publikoi ndër të tjera se "projekti është drejt finalizimit". Flasim për një ndër monumetet e veçantë të datimit 1640' që ndodhet jo më shumë se 1 kilometër larg qëndrës së qytetit të Çorovodës. E quajtur ndryshe Ura e Kasabashit, ajo ende i reziton mrekullisht kohëve dhe dinjitetit të emërtesës Monument Kulture. Ajo është e datuar në 1640 dhe është krijim i Arkitekt Kasëmit një prej nxënësve të mirë të Arkitekt Sinanit (kujtojmë ky i fundit është emri i lidhur me shumë vepra të krijuara në periudhën otomane, jo vetëm në Turqi por në shumë shtete gjatë viteve 1500.) Nxënësi i tij më i mirë ishte edhe Arkitekt Kasëmi. Në Turqi ai referohej si Koça Kasim Aga (Mjeshtri i Madh Kasëm) Ai u lind në fshatin Grëmsh të Tomorricës, në Skraparin e vitit 1570. Një pjesë së fëmijërisë së tij e kaloi në Berat. I Ati, më pas e dërgoi atë në Turqi, ku në Stamboll do të ndiqte studimet profesionale. Aty, ai u bë asistent i Arkitekt Sinanit dhe Sefdeqar Mehmet Elbasanit. Punimet e tij filluan të spikasnin dhe në histori thuhet se në vitet 1639 ai u rikthye në fshatin e tij të lindjes Grëmsh. Si dhuratë për banorët e zonës ai ndërtoi Urën që asokohe vendasit e quajtën fillimisht Ura e Kasëmit. Ndërsa në vite po flitej për famën e tij mendohet se zhargonet zakonore i kanë shtuar prapashtesën Bashë një term turk që nënkuptonte "Kokë e Madhe / Shef" e prej andej derivoi ajo që ne e quajmë sot Ura e KasaBashit. Por le ti rikthehemi në fokus asaj se çfarë pritet në fillim vitin 2019. Sipas Kreut të DRKK z.Eugen Kallfani, është duke përfunduar projekti i Restaurimit të Plotë të këtij monumenti, dhe se - sipas tij - me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës në pranverën e vitit 2019 do të filloj restaurimi i plotë i Urës së Kasabashit.
©Corovoda Online 

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

NËN AXHENDË

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA