Punonjësit e OSHEE Skrapar kthehen në Heronj të Dëborës - FOTO - Puna e vështirë për Dritë **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Punonjësit e OSHEE Skrapar kthehen në Heronj të Dëborës - FOTO - Puna e vështirë për Dritë

Fatjon Kaloci
13.1.19
Moti i vështirë, shpesh linjat e vjetra, largësitë gjeografike të fshatrave të Skraparit dhe së fundmi këtë janar edhe Bora: Është e përditshmja e dimrave të athët e acartë në Skrapar për punonjësit e OSHEE. Nevoja për të riparuar defektet dhe avaritë dhe detyrimi për të rikthyer sa më shpejt energjinë elektrike të munguar shpesh përball pakënaqësitë e njerëzve sidomos të fshatrave të largët me vështirësitë reale në terren. Mes disa imazheve Corovoda Online sjell momente të këtij Janari 2019 nga puna e përditshme e atyre që me të drejtë mund të quhen Heronj të Dëborës në punën e tyre të vështirë për Dritë.