Skrapar - Përmet, Gramsh dhe Korçë: - Çfarë pritet të ndodh gjatë 2019 për rrugët lidhëse të Skraparit me Qytetet e tjera? **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapar - Përmet, Gramsh dhe Korçë: - Çfarë pritet të ndodh gjatë 2019 për rrugët lidhëse të Skraparit me Qytetet e tjera?

Fatjon Kaloci
5.1.19
Dëshira thuajse e çdo banori të Skraparit, i mësuar tashmë me shprehjen "xhep gjeografik", për ndërtimin e rrugëve lidhëse me qytete të tjera fqinj, vit pas viti duket shteruese nga premtimet e dhëna ndër këto 28 vite. Por çfarë pritet të ndodh gjatë 2019 mbi to? CorovodaOnline i referohet disa të dhënave të Autoritetit Rrugor Shqiptar, mbi atë se çfarë pritet të ndodh gjatë këtij viti për Skraparin.

Skrapar - Përmet
E nisur në Prill 2017, ky lot do të përfundonte sipas ARRSH në muajin Prill të këtij viti. Investimi në total për këtë rrugë do ishte 1.219.000.000 lek ( me T.V.SH) . Sipas CorovodaOnline për vitin 2019, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të financoj në zërin: Objektet në proces ndërtimi të rrugëve: Ndërtimin e Rrugës Skrapar - Përmet ( Loti i Parë). Duke i'u referuar një tjetër të dhëne, të 2018 Ministria e Financave dhe Ekonomisë gjatë 2018 sipas Corovoda Online në detajimin e Buxhetit 2019, për Lotin e Parë të Kësaj rruge kishte miratuar 262.211.343 lekë për punimet në këtë aks gjatë 2019. Punimet për këtë aks kanë nisur më herët. Gjatë 2018, financiarisht Ministria e Financave dhe Ekonomisë miratoi 120.000.000 për punimet e vitit të shkuar. Në tabelat financiare për 2020 në detajimin buxhetor kjo Ministri ka përfshirë edhe një shumë prej 80.000.000 lekësh.

Skrapar - Gramsh
Gjatë 2019, Corovoda Online duke iu referuar të dhënave të ARRSH, në zërin Kontratat e përfunduara dhe në proces për studim-projektim gjen të përfshirë në proçeset që do të ndodhin gjatë 2019 Studim Projektim i segmenteve rrugore Skrapar-Gramsh.

Skrapar - Korçe
Po ashtu, në zërin Kontratat e përfunduara dhe në proces për studim-projektim gjen të përfshirë në proçeset që do të ndodhin gjatë 2019 Studim Projektim i segmenteve rrugore Skrapar-Korçë, edhe ky i pritshëm për konkretizim gjatë 2019.
©Corovoda Online