E paprecedentë - Të hënën Bashkia Skrapar "mbyll gjithçka" - Bllokimi i Buxhetit paralizon 17 000 banorë **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

E paprecedentë - Të hënën Bashkia Skrapar "mbyll gjithçka" - Bllokimi i Buxhetit paralizon 17 000 banorë

Fatjon Kaloci
14.2.19
Jozyrtare - Sipas gjasave, ditën e hënë 18 shkurt 2019, si kurrë ndodhur më parë në Shqipëri Bashkia Skrapar do të mbyll gjithçka. Shkak është mosdashja apo hezitimi për t'i hapur rrugë Buxhetit 1/12 pas një sërë konfliktesh institucionale dhe bllokimit të llogarive të thesarit nga ana e Ministrisë së Financave për të vepruar. Prej muajit janar 2019 i gjithë organizimi vendor vetëqeverisës është paralizuar dhe asnjë punonjës nuk ka marrë pagat. Por më shumë sesa administrata të hënën do të mbyllen përfundimisht Konvikti i Nxënësve të Shkollës së Mesme, çerdhet, Qëndra për fëmijët me aftësi ndryshe, Ndërmarrja e Pastrimit. Këto do të jenë të parat që mbyllen por gradualisht edhe veprime të tjera vendore mund të paralizojnë si kurrë më parë shërbimet për 17 000 banorë të Skraparit. Prej dy muajsh disa sektorë që kërkojnë ushqime siç janë konvikti, qëndra alternativa etj, kanë funksionuar përmes marrjes së ushqimeve me listë nga bizneset lokale, por mos patja e llogarive aktive në thesar po paralizon funksionimin normal të këtyre target grupeve. Thuajse i gjithë aktiviteti i Bashkisë do të mbyllet nga kjo e hënë. Më herët konflikti institucional Këshill Bashkiak - Bashki - Prefekt ka gjeneruar në Kallëzime në Prokurori, çështje në gjykata etj. Vonesa e hetimeve, proçese të ngadalta gjyqësore dhe mosreagime nga ekzekutivi kanë shoqëruar zhvillimet prej dhjetorit 2018 deri në shkurt. Corovoda Online më herët ka qënë i pari blog lokal që ka pasqyruar dinamikën ligjore të përplasjeve dhe moszbatimeve të akteve ligjore në fuqi. Thuajse të gjithë në Skraparin e vogël fajësojnë edhe njëherë politikën për veprimet radikale të saj që nxisin një klimë të acartë në qytetin e pak mundësive. 
© Corovoda Online