• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2019
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 343 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 174 BANORË

Zhvillimi Ekonomik i Skraparit dhe Blegtoria - Projekti i cili po lëviz Mikro-Ekonominë Lokale

"Ka gjashtë muaj që Shoqata "Vizion Gruaje" po zbaton në Bashkinë Skrapar një projekt të financuar nga "Lëviz Albania" në fokus të të cilit është zhvillimi ekonomik i zonës sonë i parë në këndvështrimin e blegtorëve të cilët janë praktikisht pjesa dërmuese e popullsisë së zonës".

Përpunim Grafik i Aktiviteteve në Skrapar
Qëllimi, objektivat dhe aktivitetet e planifikuara të projektit “Zhvillimi ekonomik i Skraparit – Sfida e Pushtetit vendor dhe e Qytetarëve” konvergojnë në një aksion të madh ku janë përfshirë ekpertë, qytetarë, fermerë, të zgjedhur vendorë, administratorë të Njësive Administrative, biznesmenë etj, për t’u dhënë përgjigje mjaft problematikave si dhe për të ndërgjegjësuar të dy palët që janë përballë njëra tjetrës, por nuk janë asesi palë në konflikt: blegtorët dhe pushtetin vendor.

Të parët, që të kërkojnë ç'ka ligji u'a njeh si të drejtë dhe të dytët, të jenë më efiçentë në ndërhyrjet e tyre dhe sigurisht konkretë në buxhetin e vitit 2019 për t’u ardhur në ndihmë blegtorëve dhe ekonomive të tyre familjare.

Për këtë u ndërmorrën forma të ndryshme monitorimi në terren të:
- Aksesit, mbulimit, cilësisë dhe impaktit të ushtrimit të funksioneve të Bashkisë në fushën e zhvillimit ekonomik vendor duke stimuluar produktin-brand, mishin vendas dhe biznesin e vogël e të mesëm; 
- Cilësisë së tregjeve bashkiake; masave detyruese që ka për detyrë të ndërmarrë bashkia dhe administrata përgjegjëse vendore për garantimin e cilësisë ushqimore të produktit të mishit në tregjet publike dhe ato private;
- Performancës së Bashkisë dhe administratës përgjegjëse vendore në kontrollin që duhet të ushtrojnë për respektimin nga ana e fermerëve të protokolleve të mbarështimit të shëndetshëm të bagëtive;
- Përmbushjes së detyrimeve ligjore që pushteti vendor ka ndaj fermerëve, për garantimin përmes granteve të ofrimit të shërbimeve veterinare, dhe shërbimeve të tjera, etj.


Kanë kaluar 4 vjet nga miratimi i Ligjit 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, dhe ka 3 vjet që po zbatohet Reforma Administrative Territoriale. Decentralizimi i shumë prej kompetencave nga pushteti qendror tek ai vendor po shoqërohet edhe me ndryshimet respektive të kuadrit ligjor që rregullojnë funksionimin e pushtetit vendor.

Ndonëse është ende shpejt për të folur për proçes të përfunduar, fakt është se ndryshimet ligjore kanë patur impakt në përmirësimin e qeverisjes vendore, qytetarët kanë akses më të gjerë në informacion dhe në shërbimet publike çka krijon kushte optimiste për zhvillimin ekonomik lokal.

Projekt-propozimi, tenton t’i shohë efektet e zbatimit të Ligji 139/2015, suksesin apo “ngërçet” e tij në praktikë, nën optikën qytetare duke monitoruar konkretisht shkallën e zbatimit të Nenit 28 të tij, i cili përcakton funksionet e bashkisë në fushën e zhvillimit ekonomik vendor duke u fokusuar tek 1 produkt-aset i zonës sonë: mishi i bagëtive të imëta dhe gjedhët.
Aktivitete të Projektit në Skrapar nga Nisma Vizion Gruaje

Si paraqitet situata konkretisht?

Ekziston ndonjë plan strategjik për promovimin e blegtorisë, fermerëve, ekonomive të tyre kryesisht të tipit familjare? A ka mbështetur pushteti vendor biznese të vogla e të mesme që mbarështojnë apo tregtojnë mishin e zonës, këtë produkt-brand? Me grante, apo me forma të tjera ndihme? A funksionon një treg publik i mishit të bagëtive të imëta dhe gjedhëve në Skrapar? A e promovon Bashkia këtë produkt tipik në Panaire apo aktivitete të tjera të saj?

Këto gjashtëmuaj, monitoruam situatën në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë së Skraparit (Qendër; Bogovë; Vëndreshë; Gjerbës: Leshnje; Zhepë; Potom; Çepan). Evidentuam gjithashtu problematika dhe raste suksesi.

Po evidentojmë nivelin e ushtrimit të funksioneve organike të Bashkisë për zhvillimin ekonomik vendor; nivelin e performancës së administratës vendore.
Po verifikojmë situatën e tregjeve publike, performancën dhe cilësinë e tregjeve private: sa e menaxhon/zotëron Bashkia “territorin” e vet në këtë lëmë: mbrojta, mbështetja e fermerëve dhe e mishit vendas.

Në aktivitetet tona ne po promovojmë gjithashtu produktin e mishit vendas, përpjekjet e fermerëve dhe performancën e pushtetit vendor duke patur si filtra verifikimi 6 (gjashtë) funksionet e bashkive në fushën e zhvillimit ekonomik vendor që sanksionon Neni 28:
1. Hartimin e planeve strategjike të zhvillimit e të programeve për zhvillimin ekonomik vendor.
2. Ngritjen dhe funksionimin e tregjeve publike dhe të rrjetit të tregtisë.
3. Mbështetjen për zhvillimin e biznesit të vogël, nëpërmjet veprimtarive nxitëse, të tilla si panaire e reklama në vende publike.
4. Organizimin e shërbimeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik vendor, si informacioni për bizneset, aktivitetet promovuese, vënia në dispozicion e aseteve publike etj.
5. Publikimin e broshurave informative, krijimin e portaleve me profil ekonomik, etj.
6. Dhënien e granteve financiare për mbështetjen e aktiviteteve të biznesit të vogël e të mesëm, sipas mënyrës së përcaktuar në legjislacionin në fuqi, duke garantuar akses të balancuar gjinor.


Me keqardhje deklarojmë sot se situata e blegtorëve në NJA-të e ndryshme është shumë e rëndë. Njeriu është braktisur “në hallin e vet” – ky është përkufizmi më i saktë i situatës. Blegtorët janë katandisur në pikën që mbajnë e mbarështojnë vetëm aq bagëti sa të plotësojnë nevojat e tyre familjare. Nuk ka treg për gjënë e gjallë. Nuk ka treg dhe pikëgrumbullimi për mishin. Nuk ka një sistem të sigurt për transportin e mishit në qytet. Nuk ka fuqi puntore për të ruajtur bagëtinë. Në Skrapar ende flitet për mish të sigurt, të pastërt dhe pa hormone.
Imazhe nga Aktivitetet në Njësitë Administrative të Skraparit

Por si paraqitet situata e kullotave?

Edhe këtë ekspertët tanë e kanë trajtuar gjerësisht këto gjashtë muaj. Zhvillimi numerik i blegtorisë dhe cilësia e prodhimeve blegtoriale janë në vartësi të sasisë dhe të cilësisë së të ushqyerit të kafshës në kullotë. Kullotat janë elementi më i rëndësishëm për shëndetin, prodhimtarinë dhe pjellshmërinë e kafshëve dhe një pasuri kombëtare me rëndësi të madhe ekonomike që ndikon në uljen e varfërisë. Ruajtja e tyre dhe përmirësimi i kullotave verore me bimësi përkatëse duhet të mbahet në vëmendje, duke qenë se aty kërkohet investim i herëpashershëm.

Për përmirësimin e gjendjes është e nevojshme marrja e masave mbrojtëse nga erozioni, duke ndërtuar prita malore; shfrytëzimi me kriter i parcelave kullosore për blegtorinë, duke respektuar numrin e krerëve për njësi sipërfaqeje dhe për numër bimësh; si dhe plehërimi i kullotave të varfra. Bashkia Skrapar ka në juridiksionin e vet Drejtorinë e Pyjeve, e cila përfshin në stafin e vet edhe një staf inxhinierik me një përvojë mbi 20-vjeçare, një përvojë kjo mjaft e konsiderueshme dhe me mjaft vlerë. Megjithatë, ky staf, pavarësisht potencialit të tij të mjaftueshëm, nuk është nxitur ende të angazhohet dhe të kryejë ndonjë studim me interes në lidhje me terrenin blegtoral, kullotat dhe cilësinë e tyre, marrjen e masave për mbrojtjen e tyre etj.

Nuk ka ende asnjë studim, që të informojë dhe t’i shërbejë problematikës së terrenit blegtorial të Skraparit, i njohur për kullotat e pasura dhe me vlerë, por edhe për vështirësitë e ndryshme për shkak të relievit, klimës etj. Bashkia nuk ka ndonjë plan ose projekt në këtë drejtim. Mjaft kullota ose janë të dëmtuara, ose po dëmtohen, prandaj mbrojtja dhe rigjallërimi i tyre kërkojnë vëmendje parësore dhe zgjidhje. Ashtu siç kërkon menaxhim edhe shtegtimi i tufave që ndodh për shkak të klimës dhe të një sërë problemesh të tjera. Grupi i punës i projektit tonë ishte i pranishëm në dëgjesat e Bashkisë. Në këtë mënyrë, dhe nga takimet me vetë kryetarin e bashkisë ne mësuam se Bashkia e Skraparit tashmë ka planifikuar një plan të ri strategjik për sa i përket blegtorisë.

Bashkia ka filluar t’i kushtojë më tepër vëmendje biznesit të vogël, duke i ofruar ndihmë institucionale. Ndihmë, e cila ka të bëjë me thjeshtimin e praktikave të regjistrimit të bizneseve dhe të pagesave, të cilat tashmë bëhen brenda ditës dhe pa barriera administrative. Ajo po kujdeset që biznesi i vogël të orientohet drejt skemave të financimit të qeverisë, të cilat financohen nga fondet e Bashkimit Europian si AZHBR. Shuma e këtyre fondeve arrin 92 milionë euro të paracaktuara për biznesin e vogël, kryesisht për atë që operon në fushën e turizmit si hoteleri, agrobiznes etj.

Në muajin mars të vitit 2019 Zyra e Bujqësisë e Blegtorisë e Çorovodës do të zhvillojë një trajnim me blegtorë dhe fermerë, përsa i përket ekonomisë dhe biznesit të tyre, veçanërisht atij familjar. Ne kemi lobuar dhe vazhdojmë tëpërpiqemi qëtë përfshihen në buxhetin e 2019 zëra për sponsorizimin e vaksinimit për sëmundjen antraks si sëmundja më e përhapur në bashkinë tonë. Deri tani kemi marrë përgjigje pozitive pra administrata vendore po merr të gjitha masat që të planifikohen para në buxhetin vendor.

Gjithashtu, si rezultat i lobimit të fuqishëm që ne po bëjmë pranë pushtetit vendor, blegtorëve dhe tregtarëve, për promovimin e mishit vendas, të cilësisë së tij bio, si produkt me vlera tradicionale dhe të përveçme, me rëndësi në ekonomi, turizëm e mirëqenie, Bashkia në Projektplanin e vitit 2019 ka vendosur që në panairin e radhës theksi të vihet në promovimin e mishit vendas. Ky panair do të mbahet në territorin e thertores, e cila përfundon në muajin shkurt të këtij viti, duke ofruar kushtet optimale: dhoma therjeje, dhoma grumbullimi, dhoma frigoriferike etj. Grumbullimi dhe therja e bagëtive nga të gjitha Njësitë Administrative do të jetë në kontroll të vazhdueshëm të mjekut veteriner.

Të dhëna premtuese këto që tregojnë se ngritja e zërit, hulumtimi, puna dhe këmbëngulja jonë kanë filluar të japin rezultatet e para...


28.12.2018 © Fatjon Kaloçi / Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

DIMRI QË LAM PAS

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA