Situata e Zjarreve - Kreu i Bashkisë Skrapar apelon banorët për sensibilizim dhe raport **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Situata e Zjarreve - Kreu i Bashkisë Skrapar apelon banorët për sensibilizim dhe raport

Fatjon Kaloci
25.3.19
Zjarret sporadike të rëna më së shumti nga pakujdesitë në zona të ndryshme të Skraparit, sot morën edhe apelin e kryetarit të autoritetit vendor Skrapar drejtuar banorëve për më shumë kujdes dhe vëmendje njëherësh edhe raportim sa më të shpejtë. Përmes një reagimi në rrjetin social, Nesim Spahiu theksoi rolin që ka komuniteti në mbrojtjen e të mirës publike duke sinjalizuar çdo vatër zjarri. (Postimi i Plotë/ Lidhje e Jashtme kërkohet akses në rrjetin facebook)
Të respektuar qytetarë të Skraparit!
Gjatë këtyre ditëve, nisur edhe nga temperaturat e larta si dhe era e fortë, në disa zona të Skraparit ka patur raste të rënies së zjarreve nga pakujdesitë.
Ekipet tona kanë reaguar shpejt dhe me efikasitet por nevojitet bashkëpunimi me secilin prej jush për parandalimin e çdo dëmi që shkakton djegie të drunjëve të cilat janë pasuri natyrore e Skraparit.
Apelojmë çdo banor, të mos ndezin zjarre!
Të tregojnë kujdes për të mirën e përbashkët!
Po ashtu gjithëkush që sheh një vatër zjarri e nxisim të raportoj me detyrën e tij si qytetar për të mirën publike.
Në të shumtën e rasteve, shkak të rënies së zjarreve është faktori njeri dhe kryesisht situatat lindin nga pakujdesitë.
Mos raportimi në kohë i çdo kujt bën që zjarret të përhapen nëpër vise dhe depërtojnë në sipërfaqe të larta malore, duke kërcënuar eko-sistemin natyror dhe në rast se nuk kapen në kohë, rrezikojnë për shkak të terrenit që ka Skrapari edhe kohën e shuarjes së tyre, me gjithë përkushtimin tonë.
Lusim banorët e Skraparit, që të rrisin kujdesin ndaj veprimeve jo të hijshme dhe të shtojnë ndërgjegjen e tyre, sepse pasojat negative ndikojnë përsëri mbi të gjithë ne.
Ndërgjegjësimi nis nga ne!

Kryetari i Bashkisë Skrapar
Nesim Spahiu

▶️Raporto Raste të Zjarreve që ti Sheh duke telefonuar në 00 355 31 2 22 333

Tipikisht, në këto periudha banorët e zonave rurale kryesisht tentojnë të ripërtërijnë tokat dhe shpesh diegja e barishteve të zonave që përdoren për toka buke, avancon nga erërat e forta dhe stimulohet nga temperaturat e larta duke sjellë risk në kurorat e gjelbra rreth.
© Corovoda Online / Facebook