Zbardhet Axhenda - Kryeministri Rama të Shtunën 16/3 në Poliçan - Ja takimet e pritshme **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Zbardhet Axhenda - Kryeministri Rama të Shtunën 16/3 në Poliçan - Ja takimet e pritshme

Fatjon Kaloci
15.3.19
Paraditja e së shtunës 16 Mars 2019 do të sjell në Bashkinë Fqinj të Poliçanit, Kryeministrin Rama. I ndodhur prej së premtes pas mesdite në Qarkun Berat, nën një tur takimesh të quajtur ndryshe "Bashkia që Duam", sipas axhendës së siguruar nga Corovoda Online:

Rreth orës 11:30 Kryetari i Bashkisë Poliçan Adriatik Zotkaj do të uroj Mirëseardhjen Kryeministrit, në një takim që do të zhvillohet pranë Terminalit në Poliçan. Por në axhendën e ditës së nesërme pritet të ketë edhe disa aktivitete të tjera.

✤Fillimisht do të inspektohen mjediset e rikonstruktuara të shkollës 9-vjeçare "Refat Keli". I shoqëruar nga disa eksponentë politikë të mazhorancës qeverisëse, do inspektohen mjediset e reja të shkollës që nisi rikonstruksionin rreth 7 muaj më parë në shtator 2018 dhe ku studiojnë afërsisht 210 nxënës. Shkolla mban edhe një vlerë historiku për Bashkinë e vogël të Poliçanit, ku themelet e para të kësaj shkolle janë hedhur mes viteve 1964-1965.


✤Axhenda e takimeve në Poliçan do të vijoj edhe me inspektimin e punimeve për Ujësjellësin e ri, që është kooperim i Bashkisë Poliçan me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ujësjellësi i ri do të mundësoj furnizim 24 orë për mëse 8 600 banorë.

✤Në një aktivitet të tretë, fokusi do të jetë në Mbrakull, edhe këtu do të ketë inspektim të punimeve për ndërtimin e Qëndrës Shëndetësore.

Do të jetë "Poliçani" që do ti marr disi vëmendjen Kryeministrit nga Tirana e paraselisë kryeministrore, ku opozita ka lajmëruar sikundërse ajo e thotë, një prej protestave më të mëdha. Mediat do jenë të fokusuara nesër tek Reagimet e ardhura nga Poliçani që pritet të tërheqi vemendjen e opinionit edhe për zhvillimet politike në Shqipërinë e dy realiteteve të kësaj të shtune, Asaj që do të Shfaqet në ERTV dhe asaj që do të mbulohet nga Tirana "e nxehtë" për dominimin e audiencës dhe pushtimin planetar muajor, Mars.
Imazh Arkiv dhjetor 2018 - Shkolla Refat Keli - Poliçan gjatë Rikonstruksionit

©Corovoda Online