Zhbllokohet Buxheti i Bashkisë Skrapar - Veprimet financiare kishin "ngrirë" prej më se 2 muajve - Vendori do të veproj me 1/12 e buxhetit faktik të 2018 **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Zhbllokohet Buxheti i Bashkisë Skrapar - Veprimet financiare kishin "ngrirë" prej më se 2 muajve - Vendori do të veproj me 1/12 e buxhetit faktik të 2018

Fatjon Kaloci
13.3.19
Është zhbllokuar Buxheti i Bashkisë Skrapar. Më herët, paraditen e së mërkurës 13 mars 2019, burime thanë se Ministria e Financave dhe Ekonomisë më në fund i ka hapur udhë zbatimit të ligjit "Për Financat Vendore" nga ku Autoriteti Vendor do të funksionoj me buxhet muajor të vitit që kaloi. E thënë ndryshe 1/12 e Buxhetit të Vitit 2018 do të risjell funksionimin normal të Bashkisë Skrapar e cila prej muajsh kishte kërkuar zbatimin e kësaj baze ligjore. Që në fillim pas disa përplasjeve mes Këshillit Bashkiak, Prefektit dhe Ministrisë së Financave, Bashkia Skrapar insistoi që të ndiqej Ligji. Si kurrë më parë, me deklarata dhe kundërdeklarata, fjala Skrapar dominoi gjithë median Kombetare. Reagime publike për zgjidhje të situatës pati edhe ish-Presidenti i Republikës Sali Berisha, Kryetarë të subjekteve politike, deputetë kryesisht nga opozita.
Bashkia Skrapar sinjalizoi edhe autoritete të tjera ndërkombëtare, mbi situatën ndërsa pati edhe fokus tek instancat e drejtësisë.

Në fillim të Marsit 2019 pati edhe një protestë në Çorovodë mbi këtë situatë ku çështja pati reagim qytetar dhe të shumtë ishin ata që nuk e kuptonin situatën ligjore.
Disa shërbime nga autoriteti vendor u mbyllën si, Kopsht-Çerdhet, Qëndra Për Fëmijët Me Aftësi Ndryshe, Konvikti i Nxënësve etj.
Lajmi i mirë është që këto shërbime, pritet të rihapen dhe ti rikthehen komunitetit në ditët në vijim.
Çorovoda Online që në 4 janar 2019 sinjalizoi përmes një shkrimi për ngërçin ligjor të disa vendimarrjeve të nxituara dhe joligjore që ndërmorën disa autoritete.
©Corovoda Online