Provimet e Maturës 2019 - Cilat janë disa ndër ndryshimet e këtij viti? **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Provimet e Maturës 2019 - Cilat janë disa ndër ndryshimet e këtij viti?

Fatjon Kaloci
24.5.19
Maturantët në të gjithë Shqipërinë në muajin Qershor do ti nënshtrohen 4 provimeve.
Provimi i parë do të jetë në 7 qershor 2019 ku do të testohet arritja e njohurive për gjuhën e huaj.
Provimi i dytë do të jetë në 12 qershor 2019 ku do të testohet arritja e njohurive për gjuhën shqipe.
Provimi i tretë do të jetë në 17 qershor 2019 ku do të testohet arritja e njohurive për matematikën.
Provimi i katërt do të jetë në 24 qershor 2019 ku do të zhvillohet provimi me zgjedhje.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit çdo provim do të zgjas 2 orë e 30 minuta.
Po ashtu këtë vit pritet të shtohet numri i pyetjeve me alternativë dhe testi do të shtohet në pikëzim. Ai tashmë do të ketë 60 pikë (nga 50 që kishte vitin e shkuar).

Këtë vit futet si risi edhe Fletë-Përgjigja për pyetjet me alternativa. E thënë ndryshe pasi gjimnasisti jep përgjigjen e pyetjes me alternativë, të njëjtën përgjigje e plotëson edhe tek fletë-përgjigja e pyetjeve me alternativë.

Po ashtu, çdo maturant, kur dalin rezultatet e një provimi, ka të drejtë që brenda 3 ditëve nga data e daljes së rezultatit të bëj kërkesë për fotokopje të testit dhe të fletë - përgjigjes. Kërkesa mund të bëhet ose pranë shkollës ose në portalin "e-albania" duke përdorur ospionin "Kërkesë për kopje të testit të maturës"

Këtë vit do të ashpërsohen masat ndëshkuese për kopje apo rastet e abuzimit të administruesve të provimeve.

©Corovoda Online