BREAKING NEWS

The life of a child soldier in Congo

Kryeministri Edi Rama të shtunë 8 Qershor në Skrapar - Rama në turin "Bashkia Që Duam"

Posted on Thursday, June 06, 2019 and filed under , , . You can follow any responses to this entry through theRSS 2.0 . You can leave a response or trackback to this entry from your site

Sipas Corovoda Online kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pritet të jetë këtë fundjavë në Çorovodë. Sipas një njoftimi të shpërndarë në rrjet Kryeministri Edi Rama do të kryej këtë takim në kuadër të turit kombëtar të quajtur nga socialistët "Bashkia Që Duam". Takimi do të mbahet të Shtunën 8 Qershor 2019 në orën 11:00 thuhet në njoftim. Rama i shoqëruar nga deputetët e qarkut Berat do të prezantoj zyrtarisht kandidaturën e socialistëve për Zgjedhjet Vendore të 30 Qershorit për Bashkinë Skrapar, z.Adriatik Mema. Këto zgjedhje janë pak të "çuditshme" për faktin se në Skrapar zyrtarisht ka të rregjistruar në KZAZ Nr.66 që i përket Skraparit vetëm një kandidat, pasi më herët opozita duket se refuzoi marrjen pjesë në këto zgjedhje duke vendosur disa kushte. Kjo e fundit, në të njëjtën datë 8 Qershor 2019 ka paralajmëruar zhvillimin e protestës së 8-të kombëtare në Tiranë. Mediatikisht pritet që vëmendja e ditës së paku për gazetarët e mediave kombëtare apo edhe lokale të jetë mes Skraparit dhe Tiranës ku në njërin kah nis festa ndërsa në kahun tjetër të Tiranës paralajmërohet protesta.
©Corovoda Online / Imazhi Kredit Facebook / Ps

0 Responses for “ Kryeministri Edi Rama të shtunë 8 Qershor në Skrapar - Rama në turin "Bashkia Që Duam"”

Leave a Reply

Recently Commented

Recent Entries

Photo Gallery

Footer Social