• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2019
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 343 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 174 BANORË

Skrapari në shifra - Ja si paraqiten treguesit demografik - Brezi i Ri - Në rënie

Të dhënat demografike të përditësuara janë një ndër ngërçet kryesore në gjithë Shqipërinë. Instat publikon vetëm njëherë në fillim vit disa të dhëna të përgjithshme në rang qarku për popullsinë por pa ndalur në qytete. Hulumtimet tona për grumbullimin e këtyre materialeve veçanërisht kur kanë të bëjnë me shifra janë shumë të mëdha madje institucione zyrtare i referohen të dhënave që ne paraqesim vit pas viti, të siguruara nga një rrjet bashkëpunëtorësh që vlerësojnë seriozitetin dhe qëllimin mediatik të pamësuar në rrethe të vogla ku shpesh lajmi paragjykohet jo për nga brendia por për nga mënyra e publikimit. Corovoda Online në këtë shkrim jep të dhëna të përditësuara Qershor 2019 mbi popullsinë sipas çdo njësie administrative, po ashtu do të pasqyrojmë më poshtë numrin e personave të fashës moshore nga 0 deri në 18 vjeç, duke kërkuar mirëkuptimin tuaj për t'a konsideruar këtë fashë moshore si Brezi i Ri.
Kështu deri në Qershor 2019, sipas Corovoda Online Skrapari ka këto tregues demografik:

1. Çorovoda
Numri i Popullsisë në Total: 5.788 banorë
Numri i Banorëve nga 0-18 vjeç: 972 banorë
Një familje ka mesatarisht: 2.7 anëtarë

2. Çepan
Numri i Popullsisë në Total: 926 banorë
Numri i Banorëve nga 0-18 vjeç: 150 banorë
Një familje ka mesatarisht: 2.7 anëtarë

3. Potom
Numri i Popullsisë në Total: 1.062 banorë
Numri i Banorëve nga 0-18 vjeç: 243 banorë
Një familje ka mesatarisht: 2.9 anëtarë

4. Ish-Komuna Qëndër dhe Leshnje
Numri i Popullsisë në Total: 4.635 banorë
Numri i Banorëve nga 0-18 vjeç: 976 banorë
Një familje ka mesatarisht: 3.0 anëtarë

5. Bogova dhe Vëndresha
Numri i Popullsisë në Total: 2.845 banorë
Numri i Banorëve nga 0-18 vjeç: 610 banorë
Një familje ka mesatarisht:  2.8 anëtarë

6. Gjerbës dhe Zhepë
Numri i Popullsisë në Total: 2.087 banorë
Numri i Banorëve nga 0-18 vjeç: 511 banorë
Një familje ka mesatarisht: 3.0 anëtarë

Corovoda online sqaron se shifrat e mësipërme tregojnë të dhënat zyrtare pra të gjithë ata që e kanë lejen e banimit ose ndryshe "pasaportizimin" apo gjëndjen civile. Deri në fillim qershor 2019 Numri i Popullsisë për Skraparin (tërësi) është 16.900 banorë nga këta vetë 3.462 janë të fashës moshore nga 0 deri në 18 vjeç. Ndërsa Mosha +65 vjeç pra prag pension ose pensionistë shkon në mbi 3.300 banorë. Sipas Corovoda Online afro 3.100 persona kanë lejen e banimit këtu por realisht janë ose migrues në rreth të tjera në Shqipëri ose emigrantë.
Skrapari ka 6.075 numër familjesh. Mesatarisht në gjuhën statistikore një familje në Skrapar ka 2.9 anëtarë. Numrin më të vogël të Familjeve e ka njësia Çepan me 343 ndërsa numri më i lartë i familjeve rezulton në Çorovodë me 2115 familje.
©Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

DIMRI QË LAM PAS

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA