• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2019
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 343 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 174 BANORË

U implementua me sukses: Skrapar - Lëviz Albania mundëson realizimin e një projekti për mishin në Skrapar

Lëviz Albania mundësoi realizimin e një projekti për mishin në Skrapar. Për ne foli menaxherja e projektit e cila ndër të tjera theksoi se: “Bashkëpunimi me pushtetin vendor i hapi rrugën shumë problemeve të trashëguara në vite”

Skrapari, i traditave, Skrapari i mikëpritjes. i rakisë, dollisë, malit, lumit dhe mishit. Askush nuk ishte kujtuar nëntë muajë më parë se si rriten bagëtitë e atyre anëve. Si arrijnë të mbajnë gjallë punën e tyre të përditshme barinjtë e fshatrave. Askujt nuk i kishte shkuar në mendje për të pyetur se ku theret mishi, si transportohet ai drejt tregu. A vaksionohen bagëtitë e atyre maleve të thellë? Bashkia e Skraparit, ka pak mundësi për të analizuar situatën në terren, në kushtet ku ka mungesë të ardhurash dhe stafe jo të mjaftueshme në dispozicion. Infrastruktura nga ana tjetër lë shumë për të dëshiruar. Por, zona, synon të zhvillohet nëpërmjet turizmit malor dhe produkteve të tij që të gjithë jemi mësuar ti shohim në treg me markën e “Skraparit”. Nisur nga problematikat organizata lokale, “Vizion Gruaje”, hartoi një projekt që në epiqendër vendosi produktin e mishit dhe fal një financimi nga “Lëviz Albania” mundësoi që për herë të parë të filtet për këto probleme të analizuara në terren, të hidhen hapat e parë për zgjidhjen e tyre, të ndërgjegjësohen aktorët dhe mbi të gjitha të hidhen sytë drejt maleve të Skraparit, ato ku nuk ka vetëm natyrë, por dhe prodhime organike që bëjnë që çdo banorë i zonës të ndihet krenar. Për të mësuar më shumë rreth këtij projekti, ju drejtuam menaxheres Veprore Xhaja.


Erjola Azizolli: Organizata juaj sapo ka përmbyllur një projekt fokusuar në një çështje të rëndësishme siç është mishi, produktet e bulmetit. Përse keni vënë theksin në këtë problem?

Veprore Xhaja: “Vizion Gruaje “ ka në fokus veç problemit specifik , që ka në qendër gruan, hedh vizionin e saj edhe tek problemet e tjera që shqetësojnë komunitetin. Kryesisht organizata jonë ndërmerr veprimtari sociale për sensibilizimin e komunitetit, “ Stop “ gjithçkaje që lëndon komunitet. Problemi në fjalë erdhi si domosdoshmëri, jo vetëm për të plotësuar hallkën e një zinxhiri të artë të turizmit vendas, por problemin në ushqyerjen sa më shëndetshëm edhe me mishin, produktin “brand” që sigurohet nga tufat e fermereve vendas, që janë të shumtë. “Koloradoja e Kanioneve” , Tomorri , Osumi , janë dhurata të tjetërkujt për Skraparin, ajo që është nga puna jonë, ka të bëjë edhe me ruajtjen e vlerave tradicionale, të mikëpritjes skraparase. Pikërisht veç rakisë, rehanisë , mishi është në tryezën tonë një respekt për mikun e vlerë ushqyese për konsumatorin, që kohët e fundit po zbehen, pse jo, po mungojnë fare. Ushqimi nuk ka ngjyrë dhe qytetari kërkon të ushqehet. Mbyllja e dyqaneve të mishit, për arsye të mungesës së thertores, na vuri para detyrës të aplikojme për këtë projekt. Falednderoj “Lëviz Albania” , që na dha mundësi të implementojmë projektin në zonën tonë.

Erjola Azizolli. Çfarë keni realizuar konkretisht gjatë këtij projekti?

Veprore Xhaja: Qëllimi i projektit ishte sensibilizimi, njohja me vendimin 139 / neni 28 , “Për Vetqeverisjen vendore" i vitit 2015. Ndaj për gjatë 9 muajve të projektit u sensibilizuan grupe interesi, u monitoruan puna e pushtetit vendor, të zgjedhurve, administratorëve lokal. Thjesht u prek gjithçka nga afër dhe konkretisht. Janë të shumta mendimet, që morëm nga fermerë, barinj, konsumatorë për të rritur me shumë kujdesin për këtë produkt. Të paktën në tre Njësia Administrative, të thella, fermerët sapo mbareshtonin tufat bënin shkëmbimin e krerëve “një me tre” me ato maqedonas, ky veprim bëhej në të zezë. Po ashtu therja në vende jo të përshtatshme, mishi i pa kontrolluar shitej me porosi. Identifikuam nj zinxhir veprimesh që të kthente pas në kohë, dhjetra vite pas. Fermeri nuk përgjigjet përpara konsumatorit, pse nuk ka thertore, pse mungon kontrolli veterinier, e një varg “ psesh “ të tjera. Ai përballon vete shpenzimet e biznesit të tij , vetpunësohet, vetë e mbarështon, rregjistron, skarton e ther dhe e shet. Pra bëjnë një punë heroike. Heronj nuk janë vetëm ata që i vënë gjoksin erës, më të fortë qenkan këta që i vënë gjoksin punës. Ndërsa shteti e ka më të lehtë ti mbyllë dyqanet, se të rregullojë gjendjen. Më ka mbetur në mendje një thënie e një fermeri nga diskutimi me të. Kishte kontaktuar me telefon me 22 kahsap jashtë rrethit dhe asnjëri prej tyre nuk kishte pranuar të shkonte në fshatin e tij për të punuar, me pretekst largësinë, udhëtimin, çmimin, etj. Nisur nga situata ku ishte gjendur fermeri më tha : “plumbi i demokracisë “ qenka më i rëndë. Sigurisht problematikat që hasëm i parashtruam në planin e pushtetit vendor, ku gjetëm mirëkuptimin e duhur.


Erjola Azizolli: A keni pasur bashkëpunim me pushtetin vendor si ka rezultuar ky bashkëpunimi për ju?

Veprore Xhaja: Me jepet rasti të falenderoj Kryetarin e Bashkisë z. Nesim Spahiu, për mbështetjen serioze që i ka dhënë këtij projekti. Sigurisht pa ndihmën dhe mbështetjen e pushtetit vendor, zyrës së Bujqësisë pranë Bashkisë, Drejtorisë së Pyje Kullotave, Drejtorisë së Bujqësisë, nuk do të gjenim rezultatet e arritura. Ndihma ka qenë e duhur, jo vetëm me monitorim të punës së tyre por, edhe me mjekun veterinier pranë bashkisë z. Agim Tusha, veteriner me përvojë dhe i suksesshëm .Vlera e tij dilnin qartë edhe gjatë dëgjesave që bëmë në tete Njës Administrative të zonës sonë. Kujtojë ndihmën që u ka dhënë blegtorëve, kontrollet e herë pas hereshme, por sigurisht që duke qenë i vetmi mjek veterinier nuk mundej të bënte të njëjtën gjë në të gjitha zonat. Pra, mungesa e mjekut veteriner del problem, të cilin e kemi paraqitur edhe në takimet ndër ministrore. Nga ana tjetër me pushtetin vendor u bëmë palë në zgjidhjen e tjetër problem, atë të thertores. Pushteti vendor mori masa që thertorja e munguar të fillojë së shpejti nga funksionimi.

Erjola Azizolli: Projekti sapo ka përfunduar dhe ju e keni finalizuar atë me një konferencë përmbyllëse. Çfarë u arrit gjatë këtyre nëntë muajve pune?

Veprore Xhaja: Projektin e mbyllëm me një konferncë ku bëmë bashkë bashkëpunëtorë, blektorë, fermerë, specialistë fushe, drejtues të bashkisë, etj. I mblodhëm të gjithë jo vetëm për ti falenderuar, por dhe për të prezantuar atë se çfarë kemi arritur. Konferenca përmbyllëse e projektit u organizua në një biznes turizmi, në Njësinë Administrarive Bogovë, jo më kot u organizua atje, por si mbështetje për fushën e turizmit, ku prioritet i jepet produkteve të zonës, veçanërisht mishit. Kush shkon në Bogovë, shkon të shijojë mishin dhe produktet e tjera dhe ne këtë duam që të promovojmë. Pjesë e konferencës ishte dhe prezantimi me anë të një materiali të pregatitur pas punës në terren, një reportazh, që ju paraqit pjesmarrësve. Do ta quaja një “rrugëtim imagjinar” në ato zona ku kishim impelemtuar punën për plotë nëntë muaj. Sot, me krenari them se arritëm që që të krijojmë ura bashkëpunimi me pushtetin Vendor, administatën e Njësive Administrative, sensibilizuam fermerët në mbeshtetje të tyre nga neni 28 i ligjit 139. Sensibilizuam të zgjedhurit vendor që të jenë me aktiv dhe të ndjeshëm në rastet e tilla. Veprimtarinë përmbyllëse e përfunduam me një panair të produkteve të mishit, ku gjithçka që shijuan të pranishmit ishte e mrekullueshme.

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

DIMRI QË LAM PAS

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA