Piloti skraparas ra në 1974 - Kolegët e Aviacionit rikthehen në Çorovodë për 45 vjetorin e rënies së Dëshmorit Veis Kovaçi **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Piloti skraparas ra në 1974 - Kolegët e Aviacionit rikthehen në Çorovodë për 45 vjetorin e rënies së Dëshmorit Veis Kovaçi

Fatjon Kaloci
20.8.19
Në javën e parë të gushtit 2019, në Çorovodë ish-pjesëtarët e regjimentit të aviacionit Kuçovë vendosën kurora me lule në vendin ku prehet Dëshmori Veis Kovaçi.Homazhi përkonte me 45 vjetorin e rënies së Dëshmorit së Aviacionit. Në Çorovodë ata vizituan varrezat e dëshmorëve të rrethit. Mes tyre anëtarë të shoqatës të veteranëve të Aviacionit Ushtarak Shqiptar, përfaqësues së familjeve të dëshmorëve, ushtarak në lirim etj. Në varrin e dëshmorit u vendosën buqeta me lule nga të gjithë të pranishmit. Kujtim Serani përshëndeti me fjalën e rastit në emër të shoqatës të veteranëve së aviacionit ushtarak. Veis Halim Kovaçi ishte nga Gjogovica e Skraparit. Gjatë një dite stërvitore, në 1974 avioni i tij ndërsa ishte në ngritje ra në flakë.
© Corovoda Online