Qarku Berat zgjedh Kreun e ri - Molishti & Mustafaraj do të jenë drejtuesit e rinj të Qarkut **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Qarku Berat zgjedh Kreun e ri - Molishti & Mustafaraj do të jenë drejtuesit e rinj të Qarkut

Fatjon Kaloci
15.9.19
Më herët, në mbledhjen e parë të Qarkut, në Berat në 13.09.2019 me praninë e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, Kryetarëve të Bashkive të Qarkut, u konstituua Këshilli i Qarkut Berat. Formatimi i këtij institucioni ndodh sa herë në Shqipëri mbahen zgjedhje vendore. Konstituimi vjen pas zgjedhjeve të 30.06.2019. Lajmin për konstituimin e Këshillit të Qarkut fillimisht e shpërndau në rrjet Ministri Klosi.
"Procesi model dhe fryma bashkëpunuese e zgjedhjes së Kryetarit dhe zv.kryetarit të ri të Qarkut shënon edhe nisjen e impulseve të reja në hapësirën zhvillimore të projekteve transformuese për Beratin." - tha Blendi Klosi.

17 anëtarët e Këshillit të ri votuan në unanimitet për kreun e ri të Qarkut që do të jetë Donald Molishti. Ndërsa Tauland Mustafaraj, njëherësh Kreu i Partisë Socialiste në Skrapar u zgjodh nënkryetar i këtij këshilli. Për Skraparin kjo konsiderohet si një ndër përfaqësimet e hierarkive të larta që ka patur ky institucion ndër vite. Mustafaraj vjen nga një background arsimor dhe profesional kryesisht nga profili ekonomik. Ai ka lindur në 03.06.1987 në Skrapar dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës Fakulteti Ekonomik për Kontabilitet. Ndër vite ai ka punuar në sektorin bankar, atë tatimor dhe menaxhim biznes.

Referuar burimit të lajmit, një postimi social në faqen e Ministrit Blendi Klosi për këtë thuhet edhe:
"Pas verifikimit të mandateve, në mënyrë unanime, me te gjitha votat Pro anëtarët e Këshillit të Qarkut i dhanë mbështetjen e plotë Kryetarit të ri të Qarkut Berat, Donald Molishtit, ndërsa zv.kryetar u zgjodh Tauland Mustafaraj."