Koordinata X. Pak me shume mbi Tomorricen dhe Gjerbesin **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X. Pak me shume mbi Tomorricen dhe Gjerbesin

Fatjon Kaloci
18.4.12
Deri ne 1912 nen administrimin turk, Tomorrica ka qene kaza (nenprefekture e ndare nga Skrapari). Kjo krahine ka 31 fshatra dhe ndahet ne 2 pjese nga lumi i Tomorrices ne drejtimin Veri – Jug. Tomorrica e Zeze dhe Tomorrica e Bardhe.
Gjerbesi eshte qendra e Tomorrices. Ajo eshte nga Komunat me te medha nga te tjerat qe ka Skrapari. Gjerbesi, eshte pjese e asaj qe quhet Tomorrica e Bardhe. Tomorrica e Bardhe perfshin keto fshatra: Melove, Zaloshnje, Gjerbes, Ujanik, Gradec, Shpatanj, Trebel, Duncke, Rromas, Terrove si dhe pjese kane qene edhe fshati Davidh dhe Prrenjas ku te dy keta te fundit aktualisht jane te pabanuar.
Ndersa ne Tomorricen e Zeze bejne pjese fshatrat Gjogovice, Gremsh, Kuc, Floq, Rehove, Barc (i siperm dhe i poshtem), Vishanj, Strafice, Kovocanj, Greve, Postene, Leskove, Zhepe, Cerrice, Gurrazes, Corrotat, Burranj e Dobrenj.
Sipas shenimeve te Gjon Muzakes, rreth 500 vjet me pare, Tomorrica kishte 80 fshatra dhe perfshinte edhe luginen e lumit Devoll dhe arrinte deri ne Maliq te Korces. Sipas Cabej, emrat Gjerbes (Jerbes), Barc, Zhupe (Zhepe), jane hasur ne Kalabri, Itali dhe e kane origjinen  nga Tomorrica e Pas Vdekjes se Skenderbeut ku shume familje emigruan ne Greqi dhe Itali.
Corovoda On Line I
mazhi Pamje nga Gjerbesi Imazh me te drejta perdorimi nga: VivaGjerbes per corovodaonline