Në etnografi, ngjyrat janë të mishëruara tek çdo banor i Skraparit, pasi vetë natyra i dhuron çdo ditë mijëra nuanca. E kur ato gërshetohen me tradicionalen japin mrekullinë. Corovoda Online ndalet në këtë shkrim tek veshja popullore e zonës së Skraparit. Në veshjen karakteristike të traditës skraparase dallohen tipare të hershme
të cilat i shohim më shumë të shprehura tek guna ( tek meshkujt). Element tjetër i kësaj veshje është edhe mëngorja. Por le të përmendim disa prej tyre:
Të gjitha këto veshje si dhe disa pjesë të tyre janë të zbukuruara me motive të thjeshta dhe në disa raste të punuara me mjaft elegancë.
Sipas zonave dhe lartësive ngjyrat që dominojnë më shumë në veshjet popullore të grave skraparase, i referohen së gjelbrës, bojëqielli, e kuqja, e bardha dhe e verdha.
Kryesisht janë ngjyra të forta por të kombinuara në veshjen japin një kolorit të theksuar dhe një nur për atë që e vesh këtë kostum tradicional.
Duhet thënë se disa elementë të kësaj veshje i përkasin edhe disa zonave të tjera përreth me të cilat Skrapari ka patur dhe ka më shumë marrëdhënie ekonomiko, sociale dhe kulturore.
Ndjenja e së bukurës dhe e së pastërtisë më tepër i referohet dekoreve të ndryshme kyesisht të hasura tek mëngorja, jeleku, brezi (një rrip i gjerë i punuar me fije shumëngjyrëshe) dekore që ecin kryesisht në forma lineare por edhe në ato gjeometrike.
Corovoda Online / Fatjon Kaloçi
Elementët kryesor të veshjes së burrave nga Skrapari i traditës.
Këmisha,
Takia,
Qeleshja,
Brezi
Qylafi,
Fustanella,
Xhokja,
Tir'qit,
Opingat prej lëkure kafshësh,
Mëngorja,
Guna.
Elementet kryesore të veshjes së grave nga Skrapari i traditës.
Jeleku,
Tumanet,
Fustani,
Këmisha,
Shamia,
Përparsja,
Çorapet,
Papuçet.