Historia 100 vjeçare e Shkollës së Vëndreshës - Cilët janë emrat që bën 1 shekull histori? **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Historia 100 vjeçare e Shkollës së Vëndreshës - Cilët janë emrat që bën 1 shekull histori?

Fatjon Kaloci
5.10.21
Vëndresha e kësaj vjeshte, është më e bukur se të tjerat. 21 tetori, i jep një nur tjetër, zonës së bukur të Skraparit Vëndreshës, që feston 100 vjet nga dita e hapjes së shkollës. 

Në 21 tetor 1921, në mjediset e shtëpisë së Zenel Ibros, u hap në këto mjedise, shkolla e parë në Vëndreshë. Nxënësit e parë të kësaj shkolle ishin Bari Zaimi, Mahmut Meslani, Hysen Aliaj, Refit Kuçi, Shyqyri Bano, Riza Kuçi, Rushan Kuçi, Xhaferr Kuçi, Sami Begolli, Neki Guri, Halil Vasjari etj. 

Ndërsa mësuesi i parë i Shkollës së Vëndreshës ishte Rasim Fuga, i cili vinte nga qyteti i Beratit. 

Por përpjekjet për të ardhur deri në këtë ditë, datonin shumë më herët. Ato mishëroheshin mes përpjekjeve të mëdha për të mësuar shkrim e këndim mes rrugëve të gjata të sakrificave për dije. Familje të shumta të zonës i dërguan bijtë e tyre për të mësuar gërmat, fjalët, shkrimin dhe leximin e gjuhës shqip kudo që mundej. Daut Bregu, Avdulla Musaj si dhe Mustafa Spathara u dërguan në Turqi. Hamit Otobashi shkoi në Selanik në Greqi. Arun Bega në Rumani... 
Foto Arkiv Shkolla e Vëndreshë


Ndërsa bijtë e Vëndreshës largoheshin për t’u arsimuar në Vëndreshë e gjithë Skraparin vijonin përpjekjet përmes patriotëve shqipëtarë për ngritjen e vatrave të arsimit në çdo cep të Shqipërisë. Për përmbushjen e këtij misioni u nisën drejt Beratit, Daut Shehu, Tahir Vala, Teme Bregu, Ismail Shehu, Braho Ibro etj. Një ndër protagonistët kryesorë për përhapjen e mësimit dhe të shkrimit të gjuhës shqipe, në Vëndreshë ishte edhe Tefik Vëndresha. 

Ai ishte pjestar aktiv në Çetën e Çerçiz Topullit. Me porosi të veçantë nga Bajo Topulli ai u ngarkua që aktivitetin e tij ta kryej në zonën e Vëndreshës. Me tu rikthyer në venlindje, ai nisi punën në çdo familje. Në 1906 përmes kurseve të realizuara prej tij, u hodhën në Vëndreshë bazat e mësimit dhe të shkrimit të gjuhës së bukur shqipe. Por këto veprime që përqafoheshin nga komuniteti nuk kishte si të mos binin në sy të administratës turke të asaj kohe. 


Përndjekja që i’u bë atij do të ishte e vazhdueshme deri sa e vranë. Në formë hakmarrje për vrasjen e tij, populli i Vëndreshës këmbënguli “betejën” dhe në Vëndreshën e dytë, hapi shkollën e ndodhur pranë Bregut të Ibërshimit. Mësuesi kësaj shkolle do të ishte Ismail Shehu sipas të thënave të banorëve ai kishte studiuar në Turqi në një medrese. Ndonse mësimet në këtë shkollë vijuan pak në kohë, kjo për shkak të rrethanave të kohës, ajo që nuk e mbylli kurrë dhe që nuk u mbyll kurrë ishte dëshira për dije e vëndreshallinjve. 

Kurset vijonin të kryeheshin. Në kurset e pas 1909 rezultonin si të rregjistruar Refat Zaimi, Vrenoz Kuçi, Ali Bano, Jahja Bregu, Ali Aliaj, Ibrahim Hoxha, Qerim Goxhaj, Mustafa Bano, Hatem Musaj e shumë të tjerë. Në 1913, të njëjtët burra të Vëndreshës, që hapën shkollën e vitit 1908 organizuan hapjen e shkollës së re. Të njëjtët burra por që tashmë do të drejtoheshin nga Tajar Vëndresha. 

Pas përfundimit të luftës së parë botërore, aty pranë fundit të vitit 1920 banorët e Vëndreshës i kërkuan shëtit që të tu caktonte një mësues edhe për këtë zonë. 


Shteti dërgoi një mësues Hysen Mërtinji dhe shkollë, u caktua shtëpia e Ismail Shehut. Por më tepër sesa një shkollë gjithçka më shumë i ngjante një kursi sesa një shkolle të mirëfilltë. Nxënës të kësaj shkolle ishin Fetah Aliaj, Barjam Aliaj, Medi Shehu, Ismail Aliaj, Halil Goxhaj etj por për shkak se mësuesi i caktuar u largua nuk qëndruan dot më tepër sesa 6 muaj në atë mjedis. 

Pas vitit 1921, shkolla pati një ndjekshmëri e vijueshmëri më të rregullt. Në 21 tetor 1921 u hap Shkolla e Vëndreshës e andaj ky vit konsiderohet si viti i hapjes së shkollës së parë në Vëndreshë. Mësues të ndryshëm që kanë punuar ndër vite në këtë shkollë ishin: 

Rasim Fuga - Viti 1921 mësues nga Berati.
Ilmi Baçi - Viti 1923-1925 mësues nga Përmeti 
Hysen Riza - Viti 1926-1927 mësues nga Tirana 
Petref Blana - Viti 1929-1937 mësues (njihet ndryshe si Petref Therepeli) 
Riza Musaj - Viti 1938-1940 mësues nga Gramshi 
Xhaferr Kuçi dhe Veis Kuçi - Viti 1944 
Izet Buzo - Viti 1945 
Nazmi Duhanxhiu - Viti 1945-1946 mësues nga Elbasani 
Beqir Xhindole - Viti 1946-1947 mësues nga Lushnja 
Stavri Trebicka - Viti 1947-1948 mësues nga Korca 
Gjon Harusha - Viti 1948-1949 mësues nga Shkodra 
Izet Koçorri - Viti 1949 mësues nga Konispoli 
Dhimitër Tona – Viti 1950 mësues nga Konispoli 

Në vitin 1923 shkolla e Vëndreshës me mësues Ilmi Baçi, kishte gjithësej 50 nxënës: 
33 nxënës ishin të klasës së parë 
 9 nxënës ishin të klasës së dytë 
6 nxënës ishin të klasës së tretë 

Ishte viti 1935, kur shkolla e Vëndreshës do të niste të frekuentohej edhe nga femrat. Ndër nxënëset e para të kësaj shkolle ishin Hajrie Bregu, Nazmie Ibro, Sanie Shehu, Elmazi Bano etj. Në vitin 1939 numri i nxënësve i kaloi 80-të. 

Është viti kur shkolla kishte filluar tashmë të funksiononte rregullisht dhe asokohe drejtohej nga mësuesi që vinte nga Kishtani i Gramshit, Riza Musaj. Pjesëmarrja në mësime ishte e madhe. Nxënës të kësaj periudhe ishin Dajlan Çela, Mete Zhuri, Tomorr Cerova, Islam Kuci, Adil Bano, Hatem Bregu, Avni Shehu, Ismail Bano, Haki Gramozi, Riza Bilbili, Mine Ibro, Ismail Kuci , Fari Musaj, Jace Lula, Resmie Bano etj. 


Lufta e dytë botërore i ndërpreu përkohësisht mësimet. Ato rifilluan në vitin 1943 ndërsa Çorovoda kishte pak kohë që ishte çliruar. Në vitin 1943 mësues do të ishin Xhaferr dhe Veiz Kuçi. Kësaj periudhe i përkasin nxënësit Bajram Kuçi, Islam Kuci, Metullah Bregu, Isa Shehu, Dalip Kuçi, Nurie Bregu, Elmas Sevdari, Tajar Hoxha, Haki Gramozi, Sali Hysi etj. Në 1944 në çdo lagje u organizuan kurse që kryheshin kundër analfabetizmit. 

Në 1945 Izet Buzi ishte mësues në shkollën e Vëndreshës. Ai vinte nga Berati dhe nxënës të kësaj periudhe ishin Kadri Ibro, Qani Ibro, Fatiko Çerenishti, Faik Cerenishti, Nazif Musaj, Fatime Sinani, Halil Kuçi, Esat Musaj, etj.  

Me vitet që rrjedhin, rrjedh edhe ndihmesa e kontributi i mësuesve nga rrethet e tjera shtohej në Vëndreshë. 

Ishin mësues që vinin nga Shkolla Normale e Elbasanit si Nazmi Duhanxhiu nga Elbasani, Beqir Xhindole nga Lushnja, Stavri Trebicka nga Korça, Gjon Harusha nga Shkodra, Izet Koçorri nga Konispoli, Muharrem Mete nga Kolonja, Andon Benusi nga Shkodra, Pirro Gjika nga Berati dhe Themistokli Salepi nga Berati (i cili ishte edhe drejtor i parë i shkollës unike shtatëvjeçare). 

Shkolla unike do të mbulonte me shërbim fshatrat Valë, Therepel, Lavdar, Vëndreshë e Madhe, Vëndreshë e Vogël e Spatharë. Ardhja e mësuesve nga Berati Gjinovefa dhe Milika Salepi solli shtim të numri të vajzave që merrnin pjesë në shkollë. Ishte brezi i emrave të tillë si Kadri Sevdari, Skender Kuci, Avdulla Bregu, Asllan Musaj, Drita Cerenishti, Agim Alizoti, Asllan Ducellari, Bashkim Likaj, Shefqet Aliaj, Hasan Bregu, Nebi Musaj, Qemal Zaimi etj, 


Në vitet 1958-1961 si mësues të kësaj shkolle ishin Sherif Merdani, Nexhmedin Dardha, Andrea Turtulli, Xhemil Bylykbashi, Tomorr Qafa, Robert Stefa, Bastri Erlindi, Myslim Hotova, Ferzilet dhe Manushaqe Bylykbashi, Nexhadije Luniku, Azbie Branko, Dule Bregu. Në vitin 1961 – 1962 Asqeri Turhani ishte drejtor i kësaj shkolle. Ishin vitet kur shkolla po pasurohej me mësues vendas të tillë si Nuri Ibro, Muharrem Dervishi, Ismail Shiroku, Selvi Fusha, Neshat Dyrmishi, Qendrim Kushova, Ibrahim Tabaku, Hysen Kuçi, Tatjana Gjanci Bregu... 

Në vitin 1972 hapet shkolla e mesme pa shkëputje nga puna me mësues Skënder Kuçi, Maliq Baze, Qani Sinani, Todi Prifti, Venetik Zaimi, Mustafa Zervishi, Zenel Guri. Brezi i nxënësve të këtyre viteve ishin edhe Elmas Sevdari, Bahri Bakiu, Sali Hysi, Diafet Kushova, Lutfi Bakiu, Hysen Myftari, Murat Sevdari, Fejzi Likaj, harulla Tabaku, Dajlan Cela, Agron Lika … Drejtues i shkollës ishte Abdulla Bregu ndërsa nëndrejtore ishte Bukuroshe Muçaj. 

Në 1972 përfaqesues së shkollës së Vëndreshës morën pjesë në Konferencën Pedagogjike të Shqipërisë. Muaj më vonë, në 13.05.1973 në mjediset e shkollës së Vëndreshës, u organizua një seminar i Insitutit të Studimeve Pedagogjike, ku morën pjesë përfaqësues nga 16 rrethe të Shqipërisë. Ky aktivitet shërbeu edhe si një nxitje për prindërit që fëmijët e tyre, të mbushnin bangat e shkollës së mesme. 


Në 1.09.1976 hapet shkolla e mesme me shkëputje nga puna me drejtimin bujqësor, shkollë që kishte një staf pedagogjik shumë cilësor. Nerënxa Begolle Kalemi ishte Drejtoresha e parë e shkollës bujqësore. Mësues të tjerë përmendim Abdulla Bregu, Zia Zaimi, Qani Sinani, Hekuran Kalemi, Maksim Kaci, Sadik Laze. Nxënësit e parë ishin Bukuroshe Kuçi, Vera Guri, Marie Laze, Hena Laze, Myzafer Zaimi, Mirjan Zylyftari, Kastriot Sevdari, Kastriot Zaimi. Në vitin 1987 përveç degës së Agronomisë, u hap dhe një klasë gjimnazi - e mesme e pergjithshme. Drejtues ishte Avdyl Liçollari ndërsa nëndrejtor u vendos Kajmak Zaimi 

Në 03.09.1987 shkolla e Vëndreshës u vizitua nga Ministri i Arsimit dhe Kulturë Skënder Gjinushi. Gjatë viteve 19884 -1991 Vëndresha kishte një arsenal të madh dijetarësh e mësimdhënësish si Pashako Muço, Nerënxa Sevdari, Përparime Zeka në arsimin parashkollor. Vera Lëmi, Shpëtim Sevdari, Haki Muço, Tefta Guri, Hëna Zylyftari, Fatmira Çerenishti në cikël të ulët. Zia Zaimi, Thëllëza Guri, Maksi Kuçi, Donika Dervishi, Vjollca Kuçi, Bashkim Likaj, Shefqet Aliaj, Hekuran Kalemi, Partizan Goxhaj, Dilaver Mekollari, Tomorr Celibashi, Lulëzim Saliasi, Engjëll Zaimi, Bukuroshe Kuçi, Edmond Llazari, Shpëtim Xhamallati, Ilirjan Sevdari, Meçan Zeqo, Ylli Shehu, Bari Tushe, Barjam Dervishi, Pelivan Bakiu, Nefail Spahiu, Ilir Halili në cikël të lartë. Hekuran Kalemi, Zia Zaimi, Abdulla Bregu, Lulzim Saliasi, Qani Sinani, Sadik Laze, Meçan Zeqo, Bilbil Musaj, Shpëtim Xhamallati, Shefqet Aliaj, Petrit bakiu, Shefqet Xhaxho, Safet Saliasi, Iliaz Qato në shkollë të mesme. 


Me ndryshimet e ardhura pas ndërrimit të sistemeve në 1991 si pasojë edhe e ndryshimeve demografike kjo shkollë humbi pak e nga pak shkëlqimin e dikurshëm. Shumë familje u larguan drejt qendrave urbane e të tjerë emigruan jashtë vendit. Edhe numri i nxënësve filloi të binte dukshsëm. Gjithësesi mësuesit me të njëjtin përkushtim vijuan të sfidonin çdo ditë duke lënë gjurmë në mësimdhënie si Meçan Zeqo, Kajmak Zaimi, Hajri Nuhu, Asqeri Rama, Shefqet Aliaj etj. Në 1996 drejtues i shkollës do të ishte Astrit Likaj dhe nëndrejtor Asqeri Rama dhe Hajri Nuhu. Stafi mësimdhënës me emra si Shefqet Aliaj, Abdulla Bregu, Bardhyl Hoxha, Kajmak Zaimi, Tomorr Pelivani, Seran Serani, Et’hem Duçellari, Engjell Zaimi, Zamir Celibashi, Arben Dulellari, Minushe Shehu, Florie Lika, Bashkim Likaj, Agim Sinani, Qëndror Musaj, Shpëtim Sevdari, Fatmira Çerenishti, Flutura Sinani, Matilda Muça, Nerenxa Sevdari, Tatjana Luadhi, Haki Muca, Alma Cevrenga. 

Kjo shkollë në 1996 kishte 337 nxënës dhe afro 26 mësues e edukatore kopështi. Si pasojë e rënies së numrit të nxënësve në 2001 shkolla e mesme do të mbyllej. Stafi pedagogjik pësoi rënie në numër dhe kjo reflektoi edhe cilësinë. Drejtues shkolle do ishte Shefqet Aliaj dhe më vonë Përparim Ismaili . Gjatë vitit shkollor 2012 - 2013 në shkollën e Vëndreshës studionin 77 nxënës dhe drejtues u vendos Meçan Zeqo. Stafi i mësuesve përbëhej nga Shpëtim Sevdari, Përparim Ismaili, Engjell Zaimi, Mynevere Bilbili, Bardhyl Hoxha, Minushe Shehu, Ilda Isufi, Fatmira Çerenishti, Gentjana Dosti, Sazan Bano, Juliana Bakiasi.