Tyrbeja e Abas Ali - Përse pelegrinazhi mbahet gjithnjë mes datave 20 deri në 25 gusht? **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Tyrbeja e Abas Ali - Përse pelegrinazhi mbahet gjithnjë mes datave 20 deri në 25 gusht?

Fatjon Kaloci
13.8.23

E ndërtuar fillimisht në vitin 1620, tyrbeja apo mekami i Abas Ali në Malin e Tomorrit edhe sot është një prej vendeve më të vizituara nga besimtarët bektashinj. Në koordinatat 40 ° 38 'Veri, 20 ° 09' Lindje, në majën jugore të malit të Tomorrit gjendet tyrbeja e Abas Ali. Ndërtimi fillestar i saj daton në 1620 por më pas në histori ajo u rindërtua në 1880 më pas në 1928 dhe më tej pas viteve 90'të. 



Çdo vit, me mijëra besimtarë bektashinj kryejnë nga datat 20 deri në 25 gusht pelegrinazhin e tyre drejt këtij vendi të shenjtë. Mes së thënave të trasmetuara brez pas brezi thuhet se Abas Ali përpara se të shkonte në Malin Olimp qëndronte për 5 ditë nga datat 20 deri në 25 gusht në Malin e Tomorrit. Për besimtarët, ai kthehet në Tomorr çdo vit gjatë këtyre pesë ditëve.

Referenca më e hershme historike për këtë vend të shenjtë në malin Tomorr daton nga gjysma e dytë e shekullit të tetëmbëdhjetë dhe ka të bëjë me një njeri të shenjtë të quajtur Demir Han i cili u vra në Tepelenë në vitin 1630. Ndërsa udhëtonte në lindjen e mesme, Demir Han mori një dekret me udhëzime për Shqipërinë për të shkuar në Berat dhe prej andej për të vizituar  mekamin e Abas Ali në malin Tomorr. Ai mori një rekomandim nga Sheikh Hüseyin Tusiu i Xhibës [ lokalitet pranë Damaskut ], ai mbërriti në Shqipëri ku në qytetin e vogël të Vokopolës takoi Mustafa Tusiu një person i cili ishte përgjegjës për vendin e shenjtë, me të cilin vizitoi  mekamin e Abas Ali. Atje, thuhet se ai mori një shenjë duke i thënë të shkonte në qytetin e vogël të Tepelenës ku themeloi një Zaviye thënë ndryshe një teqe të vogël. Kjo dëshmon se faltorja e Abas Aliut duhet të ketë ekzistuar në mal edhe më përpara asaj kohe.

Orientalisti shqiptar Osman Myderrizi ( 1891 – 1973 ) rrëfen një version tjetër:

Si provë e kapacitetit të tij si misionar, ai solli me vete një shkrim të shkruar me dorë, një Kuran, një shpatë dhe një thes që përmban tokë nga vendi ku Imam Husejn, Abas Ali dhe të tjerë kishin rënë në Kerbela. Kur pa se shqiptarët i faleshin malit Tomorr si një mal i shenjtë, ai groposi dheun e sjellë nga Kerbelaja dhe mbi të ndërtoi mekamin e Abas Ali. 


Aristokrati shqiptar Ekrem bej Vlora e vizitoi këtë vend në vitin 1907 dhe e përshkroi kështu:

"Ishte një ndërtim rrethor me blloqe guri të vendosura së bashku pa  llaç, si mur unazor dhe kishte një hyrje të ngushtë nga krahu i juglindjes. Quhet mekam, një fjalë arabe për një vend ose më sakt për një vend pelegrinazhi. Forma e tanishme e tij si ndërtim daton nga viti 1880. Brenda mureve s'ka gjë tjetër veçse një kamare me gurë që sheh nga jugu tek e cila qëndronin dy shandanë dhe një pjatë kallaji. Në pjatë ishin disa monedha të dhuruara si lëmoshë nga besimtarët. Vendi është i shenjtë si për muslimanët si edhe për të krishterët. Edhe hajdutët më të paskrupujt nuk do të guxonin kurrë të vidhnin këto monedha. Mali Tomorr pa dyshim do ti kishte goditur me rrufe nga qielli. Me kalendarin e vjetër në 15 gusht, ky vend i boshatisur merrte jetë për festën e Supozimit të Virgjëreshës Mari. Kreysisht janë dervishët e urdhërit bektashi ata që vijnë këtu për tu lutur, sakrifikuar dhe dhënë lëmoshë. Bashkëshoqëruesit e udhëtimeve të mia, disa prej tyre bektashinj, kur u futën brenda murit unazor u ulën në gjunjë. Sipas tyre në betejën midis Imam Huseinit, djali i Kalifit të katërt Ali dhe Yazid, djali i Muawiyah, njerka e të parit i quajtur Abas Ali ( një djalë i Aliut nga një gura tjetër) arriti të ikte nga masakra e Kerbelasë dhe pas ecjeve të gjata arriti tek maja e malit Tomorr, të cilin ai e zgjodhi si vendin e tij për të vdekur. Por data e saktë nuk dihet. Të krishterët i luten këtu Shën Marisë, virgjireshës së shenjtë. Të dyja komunitetet fetare përdorin si betim shprehjen "për Baba Tomorr". Ata gjithashtu besojnë se këtu në kohët e lashta ka patur një tempull. 



Një objekt prej guri me dy dhoma e quajtur Dervishia u ndërtua në mal, disa qindra metra poshtë turbesë, në vitet 1908 - 1909 por u dogj nga forcat greke në pranverën e vitit 1914. Më 1916 një teqe e re, Teqeja e Kulmakut u themelua dhe u ndërtua nga Dervish Iljaz Vërzhezha (1923) pak më poshtë se dervishia. Babai i parë duket se ka qënë Baba Haxhi që vdiq në Përmet. Nga vitet 1921 - 1925 teqeja u drejtua nga Baba Ali Tomorri (1900 - 1948). Rreth viteve 1930 aty jetonin rreth 5 dervishë. Gazetari dhe shkrimtari britanik Joseph Swire vizitoi teqenë në vitin 1930. 

Në nivelin e 6.000 feet lartësi ( feet = njësi matëse) shtrihet një varg i ngushtë që ngrihet në mënyrë të shpejtë mbi lartësitë e frikshme të Tomorrit midis pishave, pamjeve emocionuese të shkëmbinjve me cepa bore me lisat e egër mbi re 2000 metra më lart. Këtu është teqeja e Kulmakut, një shtëpi një katëshe e ndërtuar me gurë dhe me oborr. Dikur kishte qënë një vend vetëm me dy dhoma ku jetonte një dervish por në 1914 bandat greke e shkatërruan atë... Çdo dimër teqeja është rrethuar nga bora dhe ujqërit vijnë rrotull mureve të saj. Na u vu në dispozicion një dhomë bosh me një oxhak të shkëlqyeshëm dhe megjithëse tymi i trashë na provokonte të vjella ne ishim falenderues për të dhe për çajin e fortë që na bënë... Mëngjesi ishte i lagësht, por më vonë dielli depërtoi mes reve të ulta gri të stuhisë dhe me çarjen e reve poshtë këmbëve tona dukej shtrati i luginës, me ngjitjen e diellit retë u dukën se u hodhën cepave e u strukën larg. Kështu u ngjitëm drejt vendit të shenjtë të Tomorrit. Për një orë skuqja e diellit na ra në kurriz. Kishte dëborë në zgavra dhe qoshe që arrinte lartësinë 12 feet në pjesën lindore megjithatë pjesët me bar ishin të trasha. Retë mbyllnin pamjen por ne ndoqëm kreshtën lehtësisht deri sa na u shfaq një faltore e re e ndërtuar nga një mur guri rrethor, ishte faltorja e Abas Ali, shenjti mitik i bektashinjve. Sipas legjendës, kohë më parë Abas Ali erdhi nga Arabia në Berat hipur mbi një kal të madh të bardhë (i cili ka lënë shenja lart në mal) pasi luftoi barbarët, ai pushoi për pesë ditë në Tomorr dhe pastaj shkoi të banonte në malin Olimp, por çdo vit ai kthehet për 5 ditë deri më 25 gusht ku vijnë bektashinjtë edhe të krishterët gjithashtu, afro 8 ose 9 mijë njerëz vijnë për ti bërë homazhe. Ata sjellin dele, i bëjnë kurban tek vendi pastaj zbresin drejt teqesë. Tomorri është një mal i shenjtë dhe betimi Për Baba Tomorr është betim i shenjtë. Baba Tyrabiu më tha se faltorja u ndërtua në vendin e një faltore antike pagane, kështu që Abas Ali ndoshta trashëgoi fuqitë e tij të mbinatyrshme nga perëndia pagane. Për ne, Abas Ali ishte i mirë sepse ndërsa arritëm në faltore era largoi retë ngjyrë argjend dhe të bardha kaçurrel që shtriheshin si një det...  

Ka pak informacion në lidhje me teqenë në periudhën komuniste. Një prej baballarëve, Baba Samiu  u arrestua dhe vdiq në internim. Në vitin 1957, pelegrinët nga e gjithë Shqipëria jugore mblidheshin akoma në këtë vend në gusht dhe qëndronin atje për tre ditë. Dhjetë vjet më vonë, kur regjimi komunist hoqi fenë, praktikimi pak a shumë vdiq deri në fund të diktaturës. Në vitin 1967 të dyja si tyrbeja dhe teqeja u shkatërruan me preteksin se maja e malit i duhej forcave të ushtrisë si një postë strategjike ushtarake. Teqeja u rikonsdrktua në 1992 dhe vendi është më i vizituar se kurrë gjatë pelegrinazhit të përvitshëm nga datat 20 deri në 25 gusht të çdo viti. Ceremonia zyrtare zhvillohet çdo 22 gusht ku merr pjesë edhe kryegjyshi i bektashinjve. Mijëra njerëz vijnë nga e gjithë bota. Tyrbeja e Abas Ali u rikonstruktua në 2008. 


Referenca: E. Vlora 1911, pp. 106–107; T. Selenica 1928, p. 189; A. Tomorri 1929, p. 93; F.
W. Hasluck 1929, p. 441 (548); J. Swire 1937, pp. 251–254; Baba Rexheb 1970, pp.
367–368; G. Stadtmüller 1971, pp. 686–687; N. Clayer 1990, pp. 406–411, 2003,
pp. 143–146.