Therepel 20 gusht 1944 - Krijohet Brigada e XVI Sulmuese Foto të rralla të vitit 1944 **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Therepel 20 gusht 1944 - Krijohet Brigada e XVI Sulmuese Foto të rralla të vitit 1944

Fatjon Kaloci
21.8.23

79 vite më parë, në 20 gusht 1944 në  fshatin Therepel të Skraparit u krijua Brigada e 16-të Sulmuese. Krijimi i Brigadës erdhi pas urdhrit të dhënë nga Shtabi i Përgjithshëm për krijimin e këtij formacioni ushtaral që do të vepronte kryesisht në trekëndshin gjeografik midis Lushnjes, Fierit dhe Beratit. Brigada do të krijohej në Therepel të Skraparit dhe arsyeja e përzgjedhjes nuk lidhej vetëm me faktin se zona ishte e çliruar por edhe për disa arsye të tjera të cilat lidheshin kryesisht me pikëpamjet e forta patriotike që kishte gjithë zona e Vëndreshës me 8 fshatrat kryesorë të saj ky Therepeli për nga fushëpamja dhe pozicioni gjeografik do të kishte epërsi ndaj zonave të tjera. 


Në 20 gusht 1944, Shtabi i Përgjithshëm dërgoi si të deleguar Spiro Moisiun në Therepel ku u zhvillua ceremonia e betimit të afro 530 partizanëve ku padyshim pjesa më e madhe ishin nga Skrapari por shumë prej tyre ishin edhe nga Berati, Vlora, Myzeqeja. Komandant i Brigadës së 16 Sulmuese do të emërohej Rrahman Ruçi, Komisar Abdyl Këllezi, Zëvendës Komandant Gjon Gjoni, Zëvendës Komisar Myzafer Trebeshina ndërsa si intendent do të zgjidhej Kozma Vasili.


Brigada e 16të Sulmuese do të kishte 3 batalione. Komandant i Batalionit të Parë u vendos Petref Therepeli, komisar Beqir Radhima, Zëvendës Komandant Hajdër Strora, Komisar Neki Guri, intendent Mete Strora etj. Komandant i Batalionit të Dytë u vendos Kadri Aliu, Komisar Nuredin Dobrusha, Zëvendës Komandant Myrteza Vlusha, Komisar Karafil Abazi, intendent Besim Prishta etj. Komandant i Batalionit të Tretë u vendos Luto Pashaj, Komisar Sofokli Papavasili, Zëvendës Komandant Sadush Myftari, Komisar Mazllëm Sevrani, intedent Sabri Shkëmbi etj. Në 9 shtator u krijua edhe batalioni i katërt i Brigadës së 16të Sulmuese.


Brigada e 16të do të qëndronte në Therepel për 10 ditë. Por edhe pse u krijua zyrtarisht në 20 gusht aksionin e parë luftarak kjo brigadë e pati në 2 shtator 1944 ku batalioni i tretë dhe batalioni i dytë sulmuan në befasi forcat gjermane në Ardenicë. Sulmi i beftë dogji 5 depo me municione. Si pasojë e luftimeve me forcat gjermane mes partizanëve mbetet i plagosur Hysni Qerimi partizan i baalionit të tretë i brigadës së 16 sulmuese. Në 10 shtator 1944 ishte batalioni i katërt që ndërmori një aksion luftarak ndaj gjermanëve që u shpartalluan pranë vendit të njohur si Ura e Kuçit. 


Në fundin e ditës së 13 shtatorit kjo Brigadë bashkë me Grupin e Tretë të Mallakastrës nisën sulmin kundër forcave gjermane në Fier. Në këto luftime mbeti i plagosur Komandanti i Batalionit të Tretë Luto Pashai. Lufta për çlirimin e Fierit do të vijonte edhe me mbështetjen e partizanëve nga shumë formacione të tjera. Në 6 tetor 1944 në luftën e Cukasit mbeten të vrarë Liri Gero, Rrapo Luçi, Nako Bozo, Andon Basha dhe 10 dëshmorë të tjerë të rënë nga forcat tona partizane. Pas Çlirimit të Fierit të arritur nga kjo brigadë, më pas në datat 17 dhe 18 tetor 1944 vijuan luftimet për çlirimin e Lushnjes ku brigadës së 16të iu bashkuan edhe forca të brigadës së tetë. Në total kjo brigadë i dha vendit jetën e 56 partizanëve të rënë dëshmorë si sakrificë për çlirimin e atdheut. 

Corovodaonline sjell imazhet e rralla të kësaj Brigade. / Fatjon Kaloci