Corovoda On Line ne linkun ne vijim perpiqet te ndaj disa detaje pergjithesuese te periudhes se Marsit 1997 ne Skrapar. Si ne gjithe Shqiperine, periudha 24 janar 1997 – 24 korrik 1997 ishte periudha e reagimeve popullore kunder firmave piramidale te cilat kishin filluar te ulnin perqindjet dhe madje te mos jepnin kestet ndaj te gjithe shqipetareve qe u kishin besuar ketyre firmave. Edhe Skrapari do te ishte pjese e ketyre protestave. Ndonse nuk ka ndonje dokumentacion specifik besohet se banoret lokale me teper te ardhura kishin depozituar ne skemat piramidale te ashtuquajtura firam si Vefa, Xhaferri dhe Populli. Sikunder besimi u thye ne shume prej personave qe kishin depozituar shuma parash, nisen edhe protestat. Tashme thirrjet “Duam Leket tona” ne protestat e Corovodes te muajit shkurt do ti bashkengjiteshin here pas here edhe te rinjte e gjymnazit Ramiz Aranitasi te cilet cdo ore 10:00 te mengjesit iu bashkengjiten protestuesve qe marshonin cdo dite perpara sheshit qendror dhe Bashkise se Qytetit. Kryevemendja e kohes do te ishte Vlora, ndersa radio Zeri i Amerikes, BBC dhe Deutche Welle po ndiqeshin dite per dite nga banoret e Skraparit qe masivisht kishin blere antena satelitore pasi media publike informacionet i jepte teper te reduktuara mbi ate cfare ndodhte ne Shqiperi. Gazetat e Tiranes zyrtare shpesh here nuk mberrinin ne Corovode, edhe kur ato vinin bliheshin menjehere duke u mbaruar kjo edhe per shkak te tirazhit te ulet qe dergoheshin (nese dergoheshin). Kjo periudhe reagimesh ne fakt, vinte edhe nen ndikimin e zhgenjimit te zgjedhjeve te pergjithshme te 26 majit 1996 dhe zgjedhjet lokale te 20 tetorit 1996 ku Partia ne Pushtet ajo Demokratike serisht fitoi pavaresisht reagimeve te opozites. Skrapari ndonse nuk mund te themi me ekzaktesi i ketyre viteve kryesisht konsiderohej si nje krahine me vota masive per Opoziten dhe ky ishte nje faktor me shume per reagim. Socialitet nuk pranoni rezultatin dhe vendi po shkonte drejt nje krize te gjitheanshme. Ne Corovoden e fundit te 1996 po memorizoheshin disa incidente qe kryesisht po ju atribuoheshin disa Shefave te Komisariateve qe ne komunitet shume shpejt u fiksua nje qendrim negativ ndaj tyre per shkak te veprimeve shpesh here arrogante dhe interpretuar shpesh here me kuader politik. Por revolta e fshehte e banoreve te Corovodes kishte edhe nje arsye te fshehte. Gjate 1996 kamione ushtarake gumezhine tere Corovoden e orareve te mbremjes ndersa shume shpejt u perhap informacioni se “po merrej floriri” qe ruhej ne nje tunel ne lagjen Hasan Seitaj, qe nga koha e Enver Hoxhes, me nje siguri shume te larte ku te gjithe e dinin ekzistencen e tij po askush nuk guxonte nga banoret qe te ndermerrte iniciative. Ky veprim u analizua per shume kohe ne Corovode, por si per cudi asnje informacion nuk u publikua ne mediat e kohes, ndersa banoret ndiqnin me vemendje lajmet me shpresen se mos degjohej fjala Skrapar apo Corovode gjate programacionit. Muaji janar 1997 do te niste protestat popullore ne mbare Shqiperine. Protestat ne Qarkun e Beratit do te nisnin te parat ne Skrapar. Ato filluan ne 27 janar 1997. Dy dite me vone ne daten 29 janar 1997 do te arrestoheshin mbi 140 persona ne Berat dhe afro 20 nga qyteti tjeter i Skraparit nga Policani.
Ne 9 mars 1997 mbremja do te ishte e paharruar per banoret e qytetit te vogel te Corovodes. Rreth mbremjes afersisht prag 18:00 se 9 marsit 1997 nje grup prej afro 90 personash do te parakalonin nga rruga Arkitekt Kasemi nde drejtim te qendres se Corovodes e me pas drejt Komisariatit te Policise. Shume shpejt u hap lajmi se Reparti Ushtarak i quajtur 06-ta prane Guakut ishte bastisur, ushtaret ishin dorezuar dhe shume shpejt qindra e qindra persona nisen te shkonin mes erresires te nxitur nga stimuli i situates per t’u vetmbrojtur duke marre armatime kryesisht AK57, arka me fisheke, pistoleta e pajisje te tjera luftarake. Ndersa paralelisht ne Krahun tjeter te qytetit Komisariati ishte pervetesuar dhe te burgosurit dolen te lire. Me afrimin e erresires qielli ne Corovoden e Vogel mbushej nga krisma e shperthime, ndersa i vetmi “argetim” ishin gjurmenlenesit qe hidheshin ne ajer, me ngjyra tipike, te gjelber e te kuq. Mbremja do te niste edhe bastisjen e Zyrave te Ish-Komitetit Ekzekutiv, dhe po ashtu gjate nates disa zyra te Bashkise u bastisen. Te njejtin fat paten edhe institucione te tjera si Prokuroria, Biblioteka, Gjykata ku kjo e fundit nje dite me pas do te dergjej ne tym. Mengjesi i veshtire i asaj dite do te ishte edhe i erret, Sistemi Elektrik qe furnizonte Corovoden do te binte dhe per afro tre dite rresht mungesa e energjise do te mbulonte Corovoden. Drejt Furrave te Bukes qe siguronin buken per banoret qe ne oren 04:00 te mengjesit radhet rifilluan per te siguruar buke per ditet ne vijim. Nuk dihet me saktesi por ditet e fundit te Janrit fillim shkurtit u vendosen edhe emrat te cilet do te ishin pjese e struktures se Komitetit te Shpetimit te Corovodes. Shkollat nderpren per afro 20 dite procesin e mesimdhenies, ndersa institucionet thuajse nuk ekzistonin. Pas armatosjes se shumices se banoreve, radhen e kishte sigurimi i ushqimeve qe ndodheshin ne rezerva shteterore apo kryesisht reparte ushtarake. Te njejtin fat paten edhe Objektet Rezidenciale Shteteror ku Vilat e Corovodes dhe Vilat e Krorezes do te bastiseshin nga objektet “luxery” te atyre qe per vite u kishin munguar. Periudha transitore do te zgjaste ndersa ditet zjenin me ngjarje plagosjesh, diegiesh, apo tragjedish. Ne 9 Mars 1997 u krijua Qeveria e Pajtimit Kombetar me Kryeminister Bashkim Fino. Per tu rikthyer ne 10 mars 1997 ku perfundimisht Berati dhe Policani bihen nen udheheqjen e bandave. Berati eshte qyteti i dyte me trazirat me masive pas Vlores. Rruget nacionale qe lidhin Corovoden me Policanin dhe Beratin behen teper te rrezikshme per kalim. Banda te ndryshme shfaqen ne segmente te ndryshme per plackitje dhe akte te tjera nen presionin e armeve. Nje tjeter element qe do te ndikonte me pas ne situaten jo vetem lokale por edhe kombetare ishte data 17 mars 1997 ku lideri i opozites Fatos Nano edhe perse te gjithe te burgosurit u arratisen, se bashku me Ramiz Alia mbeten te fundit dhe kete date ata marrin amnistine per falje. Kjo ngjarje do te sillte eufori ne Socialistet e Corovodes. Ne 21 mars 1997 shperthen perplasja diplomatike Greqi – Turqi lidhur me Shqiperine. Ne Corovode deri ne ate kohe qarkullonin zera se “greku do na marre dhe na perfshin edhe ne ne harte”. Greqia me preteksin per te mbrojtur keshtu minoritetin po pergatitej te hynte ne Shqiperi ushtarakisht. Turqi kerconon zyrtarisht “se nese Greqia hyn me arme ne Shqiperi, brenda 24 oresh Athina do te ishte nen flake”. 26 mars 1997 ne Corovode orari i gjendjes se jashtezakonshme per levizjen e lire limitohej deri ne oren 22:00 ndersa kryeqendra e qarlut Berati levizja e lire lejohej deri ne oren 13:00 . Ne 28 mars 1997 Skrapari si cdo qytet ne Shqiperi syte do ti kishte nga Vlora dhe Fieri. Kete dite mbi 110 persona vdesin. Te pakten 82 nga Tragjedia ne Kanalin e Otrantos, ndersa 24 ne Fier ku banda romesh dhe nje bande tjeter do te perlesheshin mes tyre. Fillim i Prillit nje numer i pakte forcash speciale hyjne ne Corovode per Sigurine dhe Rendin. 16 Prill 1997 ne Corovode hyn Misioni Paqeberes ALBA.
Pemrbledhje Nr. 1 nga Corovoda On Line
Pemrbledhje Nr. 1 nga Corovoda On Line