Pas vendimit per terheqje nga aktiviteti sportiv futbollistik i Kategorise se Pare Skrapari qe vet ben e vete zhben mesa duket do ti rikthehet kampionatit qe e bojkotoi te pakten gjate nje ndeshje me Kukesin ku nuk u paraqit ne ndeshje duke humbur ne tavoline 3 pikeshin. Mbledhja e drejtuesve te ekipit te Skraparit eshte bere ne 23 prill 2012 ne te cilen eshte vendosur Rikthimi.Situata e veshtire financiare e ekipit, dhe masat e tjera qe do te rendonin Skraparin nese ai do te vijonte te mos luante do te rendonin ekipin qe "sa per sy e faqe" do te vijoj 3 ndeshjet e mbetura, duke u bere keshtu pjese e asaj qe vete Skrapari pretendoi per fiktivitet ne Kategorine e Pare per ndeshje te kompromentuara. Megjithate brenda ketij fiktiviteti ra vete ekipi i Skraparit nga keto vendime aspak serioze te cilat tashme do te vazhdojne edhe per 3 sfidat e radhes, pasi eshte mese e sigurte se Skrapari del nga Kategoria e Pare per shkak te pikeve ku diferenca aktuale eshte 8 pike me vendin e parafundit.
Lajmi u publikua fillimisht ne gazeten Panorama Sport.
Corovoda On Line
Lajmi u publikua fillimisht ne gazeten Panorama Sport.
Corovoda On Line