Mesjeta zbret ne Skrapar. Toka punohet me gomere nen zgjedhen e parmendes **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Mesjeta zbret ne Skrapar. Toka punohet me gomere nen zgjedhen e parmendes

Fatjon Kaloci
2.5.12
2012-ta pervecse nje renditje numerike ne kalendar per banoret e fshatrave madje shume prane Corovodes mbetet ende nje vit mesjetar. Ndersa "angarite" sic i quajne fshataret e thjeshte punet pranverore ne tokat e tyre, sapo kane nisur, edhe diten e 1 Majit 2012 pak metra larg nje resorti privat ku banore te Corovodes pushonin ne Fest-Protesten e Punetoreve, u ndalem ne nje fshatar prane Dhoresit ndersa imazhi ne bashkengjitje flet me shume. Kryefamiljar i nje familje me dy veta te tjere, na tha se ishte e vetmja menyre per te per te punuar token per pak te ardhura me shume. Nen nje parmende me shume mund te prire nga dy gomere ndersa thirrjet "Ysh" me teper dukej sikur i referoheshin lodhjes se mundimshme se arritjes deri ne fund. Dhe gjithcka pak metra larg Corovodes, dhe gjithcka pak faqe muajore te grisura nga 2012. Eshte kjo nje ane tjeter e Skraparit te fshatrave te cilet shihen e shihen dhe marrin nje perqafim shpatullave me teper 1 here ne 4 vjet ku vota e tij perpara fjaleve intelektuale te se radhes te pushtetshem lokal apo qendror, eshte lodhja me e madhe. Dhe keshtu ndodh ne shume fshatra. Zetoret e traktoret jane ende "lluksi" qe se kane, ndersa nafta e shtrenjte kushtoka shume me pak se djersa e palodhur. Me burrerine e si cdo skrapalliu, Xh. na citoi se graun nuk e merr per ndihme pasi ajo e ka vendin ne shtepi, ne punet e saj ndersa djali 17 vjecar kthehej ne mbremje pasi kujdesej per pak lope qe e mbajne gjalle pa te cilat nuk do te jetonte. Eshte ky apeli i njerezve qe nuk bezdisin asnjehere zyrave te administratave, por perballjen me realitetin e dhimbshem e te mundueshem aq me teper kete 1 Maj 2012 ku para syve te tyre qindra te tjere kalonin per pushimin e piknikut. E mbase, askush, as une, as ti qe po lexon nuk mund te bejme me shume por thjesht te konstatojme me sy, te pakten nje "Me krah te lehte" nese sheh dike kur punon mund ta shplodhesh disi, edhe perse ky urim, per te nuk ka per te qene shume i lehte sa cduket.
Corovoda On Line