Itali: Cmim nderi regjizorit shqiptar Roland Sejko. Eventi i organizuar nga Albania e Futuro **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Itali: Cmim nderi regjizorit shqiptar Roland Sejko. Eventi i organizuar nga Albania e Futuro

Fatjon Kaloci
14.7.12
Mbremjen e djeshme 13 korrik 2012 ne lokalitetin Val di Pesa, Toskana Itali ne sheshin Matteoti "Festa e Miqesise Italo Shqiptare" do te ishte kryefjala e mbremjes se nisur pak pas 21:00. Iniciativa kishte si qellim kryesor te qenit bashke si dy popuj te pandare jo vetem permes dy flamujve, por edhe te prespektives, per te favorizuar integrimin dhe promovimin mes Toscanes dhe Shqiperise. Mbi 200 jane familjet shqiptare qe jetojne ne lokalitetin ku u mbajt ky takim.
"Populli Shqipetar ka nje histori, nje gjuhe, nje tradite dhe nje kompaktesi dhe identitet te tille te afte per te mos patur asnje distance, ndarje apo kufij" - tha nder te tjera Naim Zoto shkrimtar dhe docent universitar ne Shqiperi.
Ne takim ishte i pranishem edhe Dekani i Universitetit te Tiranes Irakli Karacollari. Ne mbremjen e vone evente artistike u mbajten menjehere pas takimit. Kengetari Kozma Dushi do te kendonte perkrah Lisetta Luchini ne mbremjen ku edhe muzika mes dy popujve do bashkonte me prane Shqiperine me Italine.

Ne takim merrte pjese edhe  Kryetari i Bashkise se Tavernelle Sestilio Dirindelli madje ky i fundit do ti dorezonte cmimin "Italia Albania e Futuro" edhe shqiptarit Roland Sejko skenaristi dhe regjisorit te dokumentarit te prodhuar nga Instituti Luce dhe kanali Fox Channel Italia "Albania. Il paese di Fronte" (Shqiperia. Vendi perballe) dhe "Il paese delle Aquile" (Vendi i Shqiponjave). Cmimi u dha per kontributin ne fushen sociale artistike dhe kulturore mes dy vendeve. 

Eventi i organizuar nga  Shoqata "Albania e Futuro" me president Astrit Cela ne bashkepunim  Unionin Komunal Chianti Fiorentino si dhe me Ministrine e Ekonomise, Tregetise dhe Energjise (Shqiperi) si dhe Bashkine Orikum si dhe Provincen e Firence do te kishte mjaft pjesemarres nga Shqiperia nder te cilet Kryetari i Bashkise Orikum, Gezim Capo, Prefekti i Qarkut Berat Petrit Sina, Prefektin e Qarkut Vlore Anesti Dhimojani etj.
Shoqata e Miqesise Albania e Futuro drejtohet nga shqiptari Astrit Cela
©Corovoda On Line