Koordinata X: Skrapari dhe Shkrimtaret me te njohur te tij ne Letrat Shqip **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Skrapari dhe Shkrimtaret me te njohur te tij ne Letrat Shqip

Fatjon Kaloci
19.7.12
Nga Moisi Zaloshnja tek me te rinjte si Anjeza Sakaj, nga fjala nje fjale per te ndertuar nje vend ne letersine shqipetare, por ajo se cfare Corovoda On Line ne rubriken Koordinata X do te pershkruaj ne kete postim eshte se e perbashketa qe i bashkon eshte Skrapari, si origjine apo vendlindje, si krahine apo epiqender por mbi te gjitha si nje krenari me shume per Skraparin tone.
Moisi Zaloshnja lindi ne 28 shkurt 1919 Veprimtaria e tij letrare është e gjerë dhe e hershme. Ajo zë fill që në moshën 16 vjeçare, kur ai ishte nxënës shkolle. Pas çlirimit shkroi mëse 30 libra për të vegjël e për të rritur si dhe shumë të tjerë që kanë mbetur si dorëshkrime. Nder me kryesoret permendim “Kohët e ndryshuan”, “Nën hijen e Tomorrit”,“Tregime të zgjedhura”, “Kur malet kërkonin diellin”, "Gure stralli"
Agim Cerga: Romancier i njohur në Skrapar dhe jashtë tij. Ka qenë për disa vite sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, redaktor në gazetat dhe revistat letrare që dilnin në atë kohë, gazeta “Zëri i Rinisë”, “Drita”, revista “Nëntori” etj.
Hekuran Zhiti: Atë e bir (poeti i njohur Visar Zhiti). Njerëz të penës. Zhiti Plak shquhet edhe si komediograf. Zhiti i Ri i ka kaluar përmasat lokale dhe vepra e tij ka nisur të kumbojë dhe zëzëllojë edhe në gjuhë të tjera europiane. Kushdo që dëshiron të bëjë një antologji të poezisë shqipe në gjuhë të huaj, shqiptar apo i huaj qoftë, nuk ka mundësi të anashkalojë poetin skraparas Zhiti.
Xhevahir Spahiu: Lindi ne 1 Mars 1945 ne Malind te Skraparit. Poezitë e tij mësohen dhe studiohen që nga fillorja deri në Universitet. Shumë studentë mbrojnë tema masteri me veprën e tij. Xhevahir Spahiu: Maltomorri i fjalës shqipe, Dielltomorri i fjalës shqipe, Ustai i fjalës shqipe. Xhevahir Spahiu: Gladiatori i Fjalës Shqipe. I vleresuar me nje sere cmimesh e vleresimesh.
Arian Leka ndonse ka lindur ne Durres origjinen e ka nga Skrapari. Një ndër penat bashkëkohore që i bën nder Skraparit. Lëvrues i zhdërvjellët i prozës dhe poezisë shqipe. Është latues që di të gdhendë me kujdes thekat e palatuar dhe të vështirë të fjalës shqipe. Organizator dhe drejtor i aftë i poetikës shqipe.

Bahri Myftari, Edhe z. Myftari është mjeshtër i përdorimit të fjalës shqipe. Ndonse jeta e tij eshte me shume e lidhur me qytetet Elbasan dhe Pogradec, origjina e tij eshte nga Skrapari. Lëvrues gjithë talent i prozës sidomos i asaj të shkurtër. Është fshikullues i drejtpërdrejtë i padrejtësive njerëzore në temat që trajton. Vepra e tij bashkëkohore meriton të studiohet nëpër tekstet shkollore.
Me shkrimtarët e sipërpërmendur, mund të bëhen monografi nisur nga veprimtaria e tyre e dendur letrare.
Krahas tyre, një vend të veçantë si lëvrues të penës në Skrapar zënë edhe publicistë të njohur si Naim Zoto, Mustafa Nano, Enver Caka, Vojsava Nelo, Luman Caka, Ylli Molla, Zylyftar Hoxha, Zylyftar Bregu, mbledhësi i folklorit dhe përpiluesi i fjalorit me emra njerëzish (një vepër madhore – kjo, me përmasa akademike) Vladimir Zoto, mbledhës të folklorit, të këngëve popullore Neim Mustafaraj, Mehmet Dume, mbledhës të fjalës së Skraparit Hajredin Xhaferri, studiues (shumë prej tyre me grada shkencore e tituj akademikë) si Dr. Ajli Alushani, doktorë shkencash dhe profesorë që u japin dije studentëve nga e gjithë Shqipëria si Hysen Binjaku, Adem Jakllari, Seit Shallari, Kujtim Kapllani, Idriz Metani, Bashkim Saliasi, Ajet Ylli, Mirjam Ylli, Ilmi Qazimi, Nuri Çuni, Xhevahir Cirungu, Zylyftar Plaku, Viktor Bakillari, Anjeza Sakaj, e shumë e shumë të tjerë.
Nga Zemra e Shqiperise, Drejt e ne Zemren Tuaj. Ky! Eshte corovodaonline.blogspot.com
©Corovoda On Line