Skrapari Tjeter: Askush s'mendon per personat me Probleme Mendore. Familjaret te vetem **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapari Tjeter: Askush s'mendon per personat me Probleme Mendore. Familjaret te vetem

Fatjon Kaloci
16.7.12
Rasti i afro 40 diteve me pare ku nje shtetas nga Policani i vuri flaken vetes ne afersi te Kulmakut, Skrapar ngre edhe nje here vemendjen ndaj nje kategorie tjeter personash qe jane ne nevoje per me shume vemendje. Ndonse ky rast perfundoi me fund tragjik, ne nje tragjedi te pafundme jane me dhjetra familje ne Skrapar me persona te afert me probleme Mendore. Nuk ekzistojne qendra perkujdesje dhe ne format me kapitale vetem disa qetesues spitalor konsiderohen si shpetimtare te momentit ndersa e mepasshmja i rikthen serisht neper rruget e nje qyteti, fshati a komune. Ndonse te gjithe jane koshient per gjendjen e tyre rreth tyre flitet me teper kur ka ngjarje sociale. Te dorezuar perpara ketij fati ndonjere edhe vete institucionet nuk kane c'te bejne. Shpesh here mjaftohen me nje "I cuam ne Vlore, por Vlora i ktheu" dhe si cikel gjithcka rikthehet ne vendin ku askush s'ka cte beje. Ne Corovode nuk ekziston ndonje qender perkujdesje qofte edhe pak orareshe per t'u marre me ta. Mbase nen moton "Zoti ju ndihmofte!" edhe institucionet po i nenshtrohen kesaj te fundit. Shpesh here ngjarje me protagoniste persona me paaftesi te kufizuar jane te vetmet momente kur mendojme masivisht per ta por tragjikisht bisedat mbyllen me nje "C'ti besh" por s'i dihet deri kurre.
©Corovoda On Line