Corovoda: Dasmat, Studentet dhe emigrantet i sjellin "zhurmen" qytetit te vogel **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Corovoda: Dasmat, Studentet dhe emigrantet i sjellin "zhurmen" qytetit te vogel

Fatjon Kaloci
14.8.12
Corovoda e ketyre diteve te prag mes gushtit 2012 ndodhet ne pikun e gumezhimit lokal. Fundjavat tradicionale te dasmave mbeten ato me tipiket e dasmes skraparase, ndersa prej javesh nje qytet i tere ndodhet ne "Aheng". Kjo sepse dasmat ne kete periudhe jane te shumta. Por rruget e qytetit ku ndonse statistikisht numerohen 7 000 banore realisht mendohet se jetojne afro 4 000 te tille u plotesohet numri kryesisht nga studentet qe rikthehen ne vendlindje apo edhe emigrantet e shumte. Qyteti i ketyre diteve duket me i larmishem dhe si per cdo gusht edhe ky mbetet nje nder me te frekuentuarit e muajve qe kaplojne ne agoni 11 muajt e tjere te vitit. Te pakten per disa emigrante problematikat me kryesore vijojne te mbeten segmente rrugore te paasfaltuar kryesisht ne hyrje dhe dalje te Corovodes. Ndersa mbremja e veres tradicionalisht sjell tejmbushjen e lokaleve kryesore te qytetit. Edhe perse eventetet kulturore verore thuajse mungojne totalisht, baret, resorantet, takimet me miqte dhe pyetjet kurioze Kush eshte Ky? apo Sa paske ndryshuar? jane percmalljet e nje vere ne qytetin e Corovodes.
©Corovoda On Line
       
         
close