Thjesht Nje Mushke?. Prej me shume se 15 ditesh banoret e nje prej komplekseve te pallateve te dikurshme qe ne Corovode njihen si pallatet e 60 Hyreshit, prane Lagjes Clirim po perballen me nje fenomen te pazakonte me pare dhe gati gati mistik. Banoret ankohen se zhurma te cuditshme i lene pa gjume. Dhe ka mjaftuar kaq dhe spekullimet mbi fantazma, apo krijesa te cuditshme po shpiken ne rrjete sociale. Gjithesesi Corovoda On Line ka nje tjeter te dhene rreth gjithe kesaj. Rreth dy muaj me pare, nje roje i nje objekti privat qe ndodhet mbi pallatet 60 hyresh, ne rrugen hyrese te Corovodes raportoi nje ngjarje. Pasi shkuam ate kohe ne vendngjarje ai na tregoi se kishte shpetuar nje kafshe pune nje mushke ndersa ate po e hante nje ujk shume prane vendit ku ndodhet ky biznes qe merret kryesisht me prodhimin e materialeve te inerteve, blloqe betoni, tulla etj. Ndersa per shume kohe kafsha e cila sipas kesaj ideje tonen mbi mistiken e ketij rasti mund te jete terbuar nga kafshimi i dukshem nga ujku, mund te jete e vetmja nder idete racionale qe gjate nates, kur ndjen aromen e kafsheve te egra si ujqer ne ate zone te afert me pyllin ben reagime si hingellima etj. Por nje tjeter besim iracional i ketyre banoreve citon se mund te jete edhe ndonje buf, por kjo alternative shume shpejt ra. Zhurmat e cuditshme qe linin pa gjume banoret e pallatit ne fjale tani me nuk jane te pernateshme ndonse me heret "fiksimi" i dhenies pergjigje te pyetjes "Cfare eshte?" gjente zgjidhje me te shtena me cifte apo kontrolle rutine. Kafsha mendohet se ben keto reagime vetem kur ndjen prani te ujqerve prane. Por gjithesesi kjo mbetet nje hipoteze. Ndonse kur ofrohet nje pergjigje per ato ceshtje qe konsiderohen te pashpjegueshme, reagimet e para te njerezve jane skeptike sepse deshirojne te besojne tek e pabesueshmje, u mbetet lexuesve te zgjedhin alternativen qe ata besojne. Ndersa spekullimet mbi fantazma apo krijesa te cuditshme ne rrjete sociale vijojne... SHENIM: Kjo foto eshte marre diten qe roja i objektit (Vendi ku eshte bere fotoja) citoi per corovoda on line se kishte gjetur nje mushke me kafshime te dukshme nga nje ujk. Kafshen roja e kishte shpetuar dhe e mban lidhur ne kete prone. Imazhet i perkasin Qershor 2012
©Corovoda On Line
©Corovoda On Line