Prag Pelegrinazhi 2012 ne Kulmak: Policia e Qarkut Berat pritet te perqendroj sherbimet policore ne Skrapar. -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Prag Pelegrinazhi 2012 ne Kulmak: Policia e Qarkut Berat pritet te perqendroj sherbimet policore ne Skrapar.

Fatjon Kaloci
5.8.12
Ndersa ne 19 gusht 2012 do te filloj Pelegrinazhi Bektashi ne Teqene e Abas Ali ne Kulmak, Skrapar mesa duket Policia e Qarkut Berat eshte ne prag direktivat e fundit per te ofruar nje perqendrim me te larte te sherbimeve policore ne harkun kohor te ketyre diteve. Nje plan i detajuar masash qe ne fillim qershor 2012 do te kete per Skraparin ngarkesen me te larte "blu" pikerisht gjate diteve te pelegrinazhit qe mbyllet ne 25 gusht 2012. Ndonse shpesh here banoret mbajne referenca edhe pak "te pashpjegueshme"  ku shpesh ne Skrapar degjon te flitet per termin e cdo viti "qe cdo vit ka patur nga nje aksident ne Kulmak", pikerisht per te parandaluar keto Policia e Qarkut Berat ne Kooperim me Institucione vendore,Njesine Rajonale te Policise Rrugore, Sherbimin e Emergjencave, Policine e Mbrojtjes nga Zajrri dhe Shpetimit, Inspetoriatin e Mjedisit, Sherbimeve te Urgjenca Spitalore etj do te synojne parandalimin e aksidenteve te mundshme.Ne Skrapar vemendja pritet te perqendrohet ne Malin Tomorr si dhe ne Luginen e Osumit perkrah Kanioneve te Osumit deri ne Corovode. Pritet qe te dyfishohen dhe koordinohen oraret e sherbimeve por informacioni nuk eshte zyrtar.
Nje vit me pare ne 15 Gusht 2011 nje aksident ne Luginen e Kanioneve te Osumit prane fshatit Grepcke ne Skrapar la 6 viktima.
©Corovoda On Line