Futboll: Rrihet Skrapari ne te paren ndeshje te K2. Skrapari - Delvina 2 - 8 Ne prag sfida e dyte ndaj Kelcyres -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Futboll: Rrihet Skrapari ne te paren ndeshje te K2. Skrapari - Delvina 2 - 8 Ne prag sfida e dyte ndaj Kelcyres

Fatjon Kaloci
24.9.12
Te dielen qe lame pas nisi edhe kategoria e dyte e futbollit ku ekipi vendas i Skraparit u ndesh me Delvinen ne nje humbje teper te thelle te fiksuar ne rezultatin 2 - 8. "Fillimi i mbare" gjysme e punes te pakten per sportdashesit lokal qe te pakten do ta dine se sic eshte nisur te pakten te sigurte kemi Humbjet ne vijim. Ndonse investimet bashkiake per Klubin Sportiv Skrapari po perpiqen te plotesohen ne kurimin e imazhit, te mos mungeses se aksesoreve qe vendori mundeson, ajo qe nevojitet ne futboll minimalisht jane lojetaret dhe traineret per te cilet mesa duket vendasit krenohen vetem me parimin "Kemi cunat tane" por jo rezultate apo mos me keq edhe loje sikunder rezultati i pare i Kategorise se Dyte deshmoi. Skrapari luan ne Grupin e Jugut ne Kategorine e Dyte quajtur ndryshe Grupi B. Per shkak te perplasjeve dhe nderhyrjeve ne futboll nje vit me pare Skrapari kur luante me Kategorine e  Pare u premtua se do te renditej ne 6ten e pare te kesaj kategorie. Por te gjithaneshmit te cilet kujtojne se mund te bejne gjithcka rrenuan totalisht imazhin e Skraparit duke e zhytur ate ne Kategorine e dyte. Ndeshja e radhes do te luhet ndaj Kelcyres ne 30 shtator 2012 dhe si mos me keq kjo eshte sfida e trete ku Skrapari vijon te jete nen fushe te denuar. Per momentin Skrapari renditet i fundit ne kete Jave te Pare me 0 pike. Rezultatet e Javes se pare ishin:
GRAMOZI – MEMALIAJ     2-2
BILISHT SP. – KELCYRA     2-0
SKRAPARI – DELVINA     2-8
PERMETI – SOPOTI     0-2
TEPELENA – ALBPETROL     2-1
©Corovoda On Line