Koordinata X: 11 Shtator 1942 Nis Operacioni armik per Ripushtimin e Skraparit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: 11 Shtator 1942 Nis Operacioni armik per Ripushtimin e Skraparit

Fatjon Kaloci
11.9.12
Ne 11 shtator 1942 si sot 70 vite me pare, nisi hakmarrja e pare pas Clirimit te Corovodes ne 5 shtator qe pushtuesit fashiste do te duhej te rifitonin terren. Me shume se 1 500 forca armike u nisen per ripushtimin e Corovodes me drejtimin Berat – Skrapar dhe Gramsh – Skrapar. Qellimi ishte rrethimi dhe asgjesimi i forcave partizane ne gjithe Zonen e Skraparit. 3 dite me vone, ne 14 shtator 1942 luftime te pergjakshme ne vargun Gradec – Leshnje. Pas 24 ore luftimesh ne Malin e Leshnjes ne 15 shtator 1942 fuqite fashiste terhiqen. Ceta Partizane e mbeshtetur fuqimisht nga populli godet befasisht armikun ne Gradec, Malin e Leshnjes, Kurore, Konak, Devri, Gjerbes dhe Kulmak. Armiku peson disfate totale. Viktima numerohen edhe ne radhe te partizaneve. Pertej kesaj perpjekjet per te pushtuar Skraparin nga fashistet vijojne ne kahe te tjera. Ne dokumentat e kohes ne nje shkrese e dates 20 shtator 1942 me numer protokolli 159/33 drejtuar Ministrise se Puneve te Brendshme thuhet:
Tash muarme fonogramin nga Zotni Radovicka si vijon me poshte (.) Pergjigjemi radiogrames dates djeshme (.) Operacjonet ne zonen e Skraparit vazhdojne (.) Spastrimet u ban nga Therepeli ne Corovode, te maja e Kurores, qafa Devrijes, Miloves, Zaloshnje, Gjerbes, e qafa e Prosekut, qafa Karakolli i vjeter, Mali Tomor, Ujanik, Gradec, Gjerbes ne te cilet zona informatoret na kishin sigurue qenien e rebelave (.) Fuqit tona tue kalue neper zonat e siperpermenduna u takuen me pjsa me te medha rebele ne Gradec, Qafa Devrijes, Mali i Mollasit dhe Qafa e Prosekut dhe naten e kalueme te Konaku kan qindrue ne nje distance shume te larget dhe mbasi u qelluan me mitroloza prej reparteve tona, tue perfitue nga distanca e larget erresina dhe nga malet nishen te cduken (.) Informata te mavonshme na siguruan se pjesa te vogla rebele kane marre drejtime per ne zonen e Korces (.) Nje pjese tjeter e madhe rebele jane drejtue per ne rajonin e Quksit dhe ne malet e Lines te zones Zh…nit (.) Reparte te dreguara prej nesh dhe te arritun ne destinacionet e siperme me njoftojne se s’kane takue as nje fuqi rebele (.) Vazhdojne kerkimet dhe spastrimet (.)
Corovoda On Line ne ditet ne vijim ne grupimin social ne facebook do te publikoj kete dokument. Ky dokument tregon se serisht tentativat per operacione pushtuese kunder Skraparit vijonin.
©Corovoda On Line