Koordinata X: Dokumenti i 1942. Dosja 281 Karabinierise Skrapar: “Silluni mire me popullin zoterinj”. Ja teksti i Plote **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Dokumenti i 1942. Dosja 281 Karabinierise Skrapar: “Silluni mire me popullin zoterinj”. Ja teksti i Plote

Fatjon Kaloci
7.9.12
Corovoda On Line dhe Koordinata X publikon tekstin e plote te nje dokumenti nga Arkivi Qendror i Shtetit qe i referohet nje letre te perfshire ne dosjen 281, dhe qe mban daten 17 maj 1942 drejtuar Nenprefektures e Komandes se Karabinerise Skrapar. Ne bashkengjitje Corovoda On Line publikon tekstin e plote te letres.
Silluni mire me popullin zoterinj!
Nenprefektures e Komandes se Karabinierise Skrapar.
Ju njoftojme qe te silleni mire me popullin e atij qarku, mos rendoni ne krahet e fukarenjve, se nuk eshte koha qe juve parakujtoni. Jemi informue se sjelljet e juaja neper popullin e Skraparit e Tomorrices jane shume te keqija, sa qe cdo shqiptar nuk mundet ta pranoje sepse me nje patrulle ndjekese qe keni qitun, jane tue ba realet poshtersie. Pothuajse shtepite e te shkreteve katundare kane mbetur si me qene shtepi publike, tue sjelle e tue hyre dita dites patrulla brenda, gjoja per kontrollim neper shalet e grave, tue tmerue femijet, se gjoja mbledhin tesha ushtarake etj. Nga ana tjeter, t’u behet pritje e mire si ndonje qengj se tash eshte koha e shqerravet pale byreket e tjera, bijne njera pas tjetres, pse neve kemi dale me gjurmue te arratisunit.
Zoti nenprefekt e komandant!
Kjo na duket se eshte krejtesisht e padrejte se me te arratisunit nuk kane cka te bejne te mjeret katundare, keta heresushte jane demtum nga fronti i luftes, ashtu edhe nga vete zoti prej fukarallekut teperm qe u ka rene mbi krye e tue qene per shpirt per kafshaten e bukes se gojes e jo te presin patrullen me mishera e byrekra – rezallek teper i madh se nuk e durojne edhe Zoti e jo robi. Kjo eshte prishja e vendit. Me te arratisunit nuk kini pune, ata kane zene punen e tyre e nuk bejne asnje faj me te vogel se jane shume njerez te ndershem dhe nuk bejne per kabull gjerat e flliquna, ashtu si juve, prandaj nuk do gjeni gje, vetem se do gjeni priten me te madhe dhe denimin tuaj me humbjen e jetes me plumb ne shpine ose gjoks si te marre plani i prites mbi vdekjen tuaj.
Duhet qe Italine e poshtme – barbare po qete shqiptare ta luftoni qe te zhduket nga Shqiperia dhe te bashkoheni me neve e mos vini veshin e eproreve tuaj se ata e kane humbur jeten e tyre. Zoti Qamil Veliu, na duket se jemi sjelle si shqiptare e jo si ay i pari qe i placin syte atij qe i ra e nuk e mori, se nuk kishte patur fare ndjenja kombetare, por kini dergue ne Gjerbes njefare brigadier soj evgjiti nga ata te fundit te Italise. Gjithashtu edhe dy gjindarme Ramos Dauti e nje mustaqemadh mirditas, po te kesaj kategorie. Ketyre duhet tu apesh keshillat e duhuna per t’u sjelle mire me popullin e mos bejne cdo maskarallek (rezolet) qe nuk i pershtaten nje karakteri shqiptar se per ndryshe shpejte keni me ia mare haberin e mire per mbajtjen e proces – verbalin mbi cdukjen e jetes tyne nga faqja e dheut dhe shume shke te tjere mbas atij do te zene vendin e pergjithshem ne qofte se do te keni keto sjellje kondra komunisteve. Jemi shume shoqeri e madhe dhe ju keshillojme qe te hiqni dore nga Italia e poshtme barbare. Nuk ka vend ketu Italia, jemi shqiptare dhe duhet te luftojme per te drejtat tona mos luftoni shoket tuaj mos bani kontroll teshash qe jane te hudhuna nga ushtrite e huaja barbare greke dhe italiane. Nuk u takon ajo pune juve mos bani ndjekje kundra te arratisunve ata jane vellezerit tuaj. Nuk u kane bere gje juve, ata i ka zene halli i tyre dhe presin dita dites qetesine te cilet kane shume gjera ne dore te bejne. Por nuk u pelqejne se jane e kane rrace shqiptare e ndergjegje te paster. Juve u perket t’ia ruani nderin e popullit e jo te beni cdo qepazllek, si pershembull ne Melove, ku muaren edhe unazat e grave karabinieret. Nuk eshte nje rezillek per nje shqiptar te beje ate pune? Cmasa mori komandanti ne ate mister skandalizimi te poshtem? Si nje fjale dhe nje mije per nje njeri qe e kupton, mjafton me kaq dhe nje here tjeter ishalla do te piqemi aty afri me ndonje skep rruge per me pershendet me te mira. Nga ato qe nuk pandeheni dhe nuk u vete fare mendja… ?
Me 17 maj 1942, dosja 281
©Corovoda On Line