Meta Pollo dhe Naco ne Corovode. Inagurimi i nje rruge plot pikepyetje. Corovode Hambull apo rruga e Varrezave Publike **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Meta Pollo dhe Naco ne Corovode. Inagurimi i nje rruge plot pikepyetje. Corovode Hambull apo rruga e Varrezave Publike

Fatjon Kaloci
5.9.12
Nese do ti referohesh planit te investimeve te Bashkise Corovode zeri "rruga e varrezave - sistemim asfaltim eshte planifikuar ne investimet afatgjata te ketij institucioni me vleren 40,197,046 leke Ndersa sot 4 shtator 2012 u perurua nisja e punimeve por jo per emertesen Corovode - Varreza Publike por duke e konsideruar Corovode Hambull. Vendasit ne fakt prej mese 1 viti e dine se sistem asfaltimi i rruges se Hambullit eshte kryer prej kohesh, por ajo qe duket e re ne gjithe kete eshte fakti se si investitor eshte Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ne imazhin e pare ne pasqyrojme nje te dhene per listen e investimeve qe Bashkia Corovode ka publikuar me heret dhe nese do te shihet me kujdes per rrugen e pa asfaltuar te varrezave publike ky ze jepet si investim i pritshem i bashkise ndersa nga krahu tjeter sot ky aks do te financohet nga Fondi i Zhvillimit. Gjithesesi pikepyetjet nisen me heret ne fakt ne qindra banore te Skraparit sapo degjonin fjalen Hambull pasi kjo rruge per me shume se nje viti ka qene e asfaltuar dhe inagurimi i sotem nuk i referohej kesaj rruge por vetem 1.5 kilometrave qe e lidhin Corovoden me Varrezat. Me gjitheate le te kalojme tek lajmi. Eshtë inauguruar sot nisja e punimeve për rrugën e Kanioneve, Çorovodë-Hambull, në Rrethin e Skraparit.
Kjo është një vepër e cila do të kushtojë 4 milionë euro dhe është një investim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Ne cermonine e perurimit ishin edhe Ilir Meta, Nasip Naço, Genc Pollo, si dhe deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun Berat, Lefter Maliqi".

Në fjalën e tij përshëndetëse, Meta është shprehur se realizimi i kësaj rruge është një ëndërr tashmë e kthyer në realitet.
Sipas tij me mbarimin e kësaj rruge do të marrë një zhvillim rrënjësor turizmi në këtë zonë dhe qytetarët shqiptarë e turistët e huaj do të shikojnë bukuritë përrallore të Kanioneve të Skraparit.
"Jo vetëm kaq, por përmes këtij investimi që nis sot do të krijohet mundësia për përmirësimin e ndjeshëm të jetës së komunitetit të të gjithë kësaj zone, e cila do të ndihmojë për të rritur shpresat dhe mundësitë për një jetë më të mirë këtu mes bukurive të jashtëzakonshme, shijimin e të cilave e ka bërë të vështirë deri më tani një infrastrukturë e vështirë. Ndaj unë dua të falënderoj Fondin Shqiptar të Zhvillimit, i cili e përzgjodhi mes shumë projektesh të tjera këtë vepër tepër të rëndësishme", u shpreh Meta.

Ai shtoi se kjo është një vepër që do të shërbejë perspektivës së gjeneratave të tërë si dhe do ta sjellë Skraparin shumë më afër të gjithë atyre pritjeve, të cilat kërkojnë pikërisht këtë lloj turizmi kaq të veçantë, kaq interesant, i cili do të shënojë një bum të veçantë pas një viti kur ne të inaugurojmë përfundimin e kësaj rruge të mrekullueshme.
Gjithashtu, Meta shtoi se "edhe për qytetarët e Çorovodës ky projekt do të thotë shumë sepse nuk është vetëm një ndihmë për të gjallëruar jetën ekonomike, sociale, turizmin por njëkohësisht dua të përmend dhe njëherë tjetër rëndësinë e madhe që ka integrimi tek ky projekt i bërjes së një rruge model për rrugën e varrezave, e cila ka qenë vërtet mjaft rraskapitëse për qytetarët e këtij komuniteti të dashur".

©Corovoda On Line