Rruga: Rinisin punimet ne Hyrje te Corovodes. Punimet do te synojne "tapet" per makinat -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Rruga: Rinisin punimet ne Hyrje te Corovodes. Punimet do te synojne "tapet" per makinat

Fatjon Kaloci
24.9.12
Shoferet lokale do te mund te gezojne pas afro 20 vitesh nje rruge te mundshme per kalimin e mjeteve ne hyrje te Corovodes. Pas nje sere premtimesh elektorale ndersa 2012 po shkon drejt fundit pak kilometra qe duken si te lene enkas per prag fushatash per banoret e Corovodes do te synojne te japin nje lehtesi me shume. Keshtu burime te corovodaonline mesojne se shume shpejt disa segmente sekondare nga lokaliteti Buzuq e ne vijim drejt hyrjes se Corovodes do te marrin jete gjate ketyre diteve duke u perpjekur qe disa rrugeve lokale dhe nacionale tu japin edhe veshjen perfundimtare me asfalt. Nuk behet e qarte nese burimet financiare jane te vete ketyre sipermarrjeve qe kane marre me heret ngarkimin final per asfaltimin e ketyre rrugeve, por nuk mungojne zera sipas te cileve keto firma po punojne me te ardhurat e tyre per perfundimin e ketyre punimeve me shpresen per celje te mevonshme te fondeve respektive ndaj tyre. Nese keto zera do te vertetohen pritet qe brenda ketij viti, kilometrat e mbetur te rruges hyrse per ne Corovode te shkojne drejt finalizimit pas nje sere ecejakesh punimesh qe mbanin peng kete segment.
©Corovoda On Line