Jane zhvilluar sot e merkure 5 shtator 2012 Aktivitetet me rastin e 70 Vjetorit te Clirimit te Corovodes. Eventet e pritshme qe Corovoda On Line ka publikuar gjate gjithe kesaj kohe nisen ne oren 10:00 ne Varrezat e Deshmoreve. Ndonse ashtu sikunderse ju kishim njoftuar me heret se Presidenti i Shqiperise nuk do te ishte i pranishem ne aktivitetet e sotme duke rregjistruar per te paren here ne keto 15 vjet mos pranine e Presidentit ne kete dite, ne memorialin e deshmoreve buqeta u vendosen nga perfaqesues te larte lokal. Edhe Kryetari i Komitetit te Veteraneve Sh.Peci vendosi nje Kurore nderimi ne memorialin e Varrezave te Deshmoreve. Homazhe u kryen edhe nga emra te larte te politikes lokale Ilir Meta, Fidel Ylli etj.
Me pas aktivitetet vijuan ne Muzeun Historik te Skraparit. Rreth ores 11:30 nje miting u organizua ne qender te Corovodes ne kete dite jubile te 70 vjetorit. Nje pjesemarrje jo fort e larte ishte sot ne Corovode, ndersa edhe kete here per fat te keq ishte politika ajo qe shume banore te Corovodes i mbajti larg aktiviteteve te cilat per fat te keq marrin nje konotacion politik. Eventi i sotem u pa me teper si nje aktivitet i nje subjekti partiak te pakten per tribunen vip, sesa i nje Corovode tjeter, aq sa ne prapaskene disa te ftuar u larguan edhe nga nje dreke qe u mbajt per kete rast ne nje prej ambjenteve private te Corovodes. Pak pas ores 15:30 te kesaj te merkure u mbyllen zyrtarisht te gjitha eventet e rastit, te pritshme per kete feste. Imazhet ne bashkengjitje disa foto nga momente te ndryshme te dites ne Corovode.
©Corovoda On Line