Raporte jo zyrtare te Corovoda On Line citojne se Reparti Ushtarak i Bigazit 4303/2 ne Skrapar me se paku ne mes diteve te fundit te ketij tetori 2012 do te boshatiset perfundimisht nga armatimet luftarake shumevjecare. Prej disa vitesh ne kete repart punohej fillimisht per demontim e me pas per trasferim te materialeve ushtarake te cilat ne keto dite po shkojne drejt fundit. Po ashtu pritet qe karvani i perditshem i autokolonave ushtarake te kamionave qe trasportonin materialet prej reparteve ne afersi te Corovodes te mos jete me shoqerues i rrugeve te Corovodes me zhurmen tipike te tyre pasi sipas pritshmerise ne fund tetor maksimalisht materialet e vjetra luftarake nuk do te jene me prezent. Nje sasi e vogel e materialeve Tnt dhe pak municione te kalibrave te vogla jane te fundit parti qe po largohen. Bigazi gjate ketyre viteve ne jo pak raste ka rregjistruar edhe disa incidente gjate punes per demontim neper keto vite. Ne te pakten dy raste jane rregjistruar viktima me heret.
©Corovoda On Line
©Corovoda On Line