Koordinata X: Rrefimi. Skrapaliu tregon castet e veshtira te vizites se 1977 ne R.P. Kine ndersa marredheniet me Shqiperine me Kinen po shkonin drejt Jonormale: Foto (pjesa e pare) **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Rrefimi. Skrapaliu tregon castet e veshtira te vizites se 1977 ne R.P. Kine ndersa marredheniet me Shqiperine me Kinen po shkonin drejt Jonormale: Foto (pjesa e pare)

Fatjon Kaloci
29.1.13
Dita e pare e vizites - Darka e mireseardhjes ne Kine 1977
Koordinata X rubrika e dedikuar se djeshmes se Corovodes ne vlera historike dhe jetesore si dhe te gjithe Skraparit kete here ndalet ne nje rrefim ekzluziv per corovoda on line, ndersa nje prej emrave te njohur ne Corovode nje personalitet dhe njeheresh nje prej deputeteve te Skraparit ne vitet e 1990's z. Enver Naska (Sot Kryetari i Komitetit te Veteraneve Skrapar). Kjo eshte pjesa e pare e nje serie postimesh qe do te kemi vazhdimisht ne brendesi te blogut tone:
-shkurtimisht ne kete pjese:
- Perse Ndryshoi perberja e Delegacionit nga ai i Rangeve te larta ne nje nivel specialistesh? - Udhezimi enkas prej dy ditesh instruksion nga vete ministri per menyrat si do veprohej? - Ambasadori Shqiptar ishte larguar nga Kina, Si do te justifikohej? - "Teoria e Tri boteve" dhe largimi pjese pjese i kinezeve nga Metalurgjiku i Elbasanit? etj
Pjesa e Pare:
Nga Vizita ne Republiken Popullore te Kines (31 korrik - 14 gusht 1977)
Perfshirja ime ne nje delegacion bujqesor qe parashikuar nga Ministria e Bujqesise qysh ne vjeshten e vitit 1976 per ne Kore, ku ne krye te delegacionit do te ishte Drejtori i Kooperativave Bujqesore ne Ministrine e Bujqesise Nikollaq Janku. Por kjo vizite u anullua per arsye se ndaj Nikollaqit u zhvillua nje gjyq qe u denua me burgim per abuzim qe kishte bere kur kishte qene Kryetar i Kooperatives Bujqesore te Semanit te Fierit.
Ne kete kohe (ne vitin 1976) marredheniet me Republiken e Kines ishin ende te padeklaruara si jonormale dhe ishte planifikuar qe ne pranveren e vitit 1977 ne Kine do te shkonte nje delegacion qeveritar i rangut te larte qe do te kryhesohej nga nje Anetar i Byrose Politike. Por ne Kongresin e 7te te PPSH qe u mbajt nga 1-7 nentor 1976 ku Republika e Kines nuk dergoi delegacion ne kete Kongres ra ne sy midis dy vendeve nje Ftohje te marredhenieve edhe perse ne raportin e Kongresit i citua se "marredheniet midis dy Partive e Dy vendeve jane te mire". Ne qershor - korrik te vitit 1977 specialistet kineze qe punonin ne vepra  te medha industriale qe ndertoheshin ne vendin tone sidomos ne Kombinatin Metalurgjik te Elbasanit, nderprene punimet e po largoheshin pjese pjese per ne Kine me preteksin se punonjesit shqiptare nuk duan te bashkepunojne me specialistet kineze. Deri ne korrik te vitit 1978 keto ishin vetem mosmareveshje ideologjike dhe s'kishin te benin me marreveshjet ekonomike. Ne korrik te 1977 Komiteti Qendror i PPSH diskutoi rreth ketyre mosmarreveshjeve ideologjike sic ishte midis te tjerave edhe "Teoria e Tre Boteve" e Mao Ce Dun. Nga kjo analize, Komiteti Qendror doli me letren e hapur qe ua drejtoi gjithe organizatave te partise per tu njohur me pikepamjen e Partise tone ndaj teorise se partise kineze.

Ne keto kushte te ftohjes se marredhenieve midis dy Partive (te papublikuara) u hoq dore nga dergimi i delegacionit te rangut te larte dhe u sajua delegacioni i Drejtuesve te Ekonomise e te Partise nga te 7 kooperativat Bujqesore te tipit te Larta te vendit tone qe mbanin emrin e miqesise "Shqiperi - Kine" te kryesuar nga une (Enver Naska) si shef i Bujqesise i Skraparit, K.T.L-te qe perfaqesoheshin ishin KTL (Kooperativava Te tipit te Larte)  Lapardha, Berat, Afrimi Fier, Preze Tirane, Plase Korce, Bushat Shkoder, Dovalan Diber, kishte dhe nje anetar delegacioni nga Ndermarrja Bujqesore e Permetit. Ja perberja konkrete e delegacionit:
1- Enver Naska (Kryetar i Delegacionit)
2- Vasil Kusta (N/kryetar KTL Lapardha, Berat)
3- Koco Cyreku (sekretar byroje KTL Plase, Korce)
4- Gani Basha (sekretar byroje KTL Preze Tirane)
5- Zyhdi Ceka (sekretar byroje KTL Bushat Shkoder)
6- Remzie Nasufi ( kryetare KB Dovalan, Diber)
7- Aleksandra Gjini (KTL Afrimi, Fier)
8- Dhoksi Thomallari (NB Permet)

Ne kete kohe edhe ambasadori yne ne Kine, Behar Shtylla ishte kthyer ne atdhe dhe detyren e tij e kryente i ngarkuari me pune atje (adinterim) Musin Kroi. Une mora porosine se nese do te me pyesnin per ambasadorin tone shqiptar (per kthimin e tij ne Tirane) Une do tu thosha se ai ka shkuar ne Tirane per te kryer punen fizike per nje muaj.
Para nisjes per ne Kine une si kryetar delegacioni u instruktova ne Ministrine e Jashtme per dy dite me orar te ngjeshur nga vete Ministri i Jashtem Nesti Nase dhe zevendesministri Reiz Malile. Per ti paraprire ndonje provokacioni te mundshem vec instruktazhit mu dha ta mbaja ne xhep letren e Komitetit Qendror te PPSH qe sakishte dale dhe do te punohej ne te gjithe Shqiperine ne oragnizatat baze te Partise. Ne te demaskohej teoria e "tri boteve" e krijuar nga MaoCe Duni qe kishte 8-9 muaj qe kishte vdekur. Ato dite PK e Kines sa kishte rehabilituar Ten Sia Pinin.

Gjate diteve qe po instruktohesha ne Ministrine e Jashtme Ministri Nesti Nase pyeti Reiz Malilen zv etj, se cili do te ishte perkthyesi qe do te merrnim ne nga Shqiperia. Reizi i thote se ai qe caktuan nuk na doli i pershtatshem dhe nuk do tu japim perkthyes, le te jete edhe per keta perkthyesi kinez. Nesti i thote se njehere kishin dale dy gjuetare per te gjuajtur rosa. Mirepo njeri kishte ciften, tjetri jo. Do te gjuante i pari ai qe kishte ciften pastaj do i thoshte ai tjetri ma jep te qelloj dhe une me ate ciften tende. Qeshem nje cope here te tre pastaj Reizi i thote se i kemi dhene porosi ambasades atje qe te studioje nje nga studentet dhe ti rregullonin dokumentet qe t'na shoqeronte gjate gjithe kohes qe do qendronim ne Kine, qe do ta kishim perkthyesin ...
(Vijon)
© 2013/ Corovoda On Line