Ne nje interviste bere Studime Politike Monika Kryemadhi nder te tjera duke folur per Historine e saj ne Fressh citon edhe nje episod te veshtire sipas saj qe derivonte nga ngjarjet ne Parlament ne 1993 pas ngjarjeve te Policanit. Corovoda online publikon nje pjesez nga intervista ne fjale:
Një moment tjetër i rëndësishëm ishte edhe koha kur ne kuptuam, atë që unë po e quaj tradhti të PS ndaj FRESSH: Në momentin kur u sulmua Ilir Meta nga mazhoranca demokrate për ngjarjen e Poliçanit. Ishte pranvera e vitit 1993, kur në Parlament po kërkohej heqja e imunitetit të Ilir Metës dhe deputetët e PS nuk luftuan absolutisht për ta mbrojtur. Ne të rinjtë e FRESSH, që ndiqnim seancën në llozhën e Parlamentit mbetëm të shokuar. Në FRESSH ishin tre deputetë: Ilir Meta, Pandeli Majko dhe Ndre Legisi, pra kishim pushtetin e mjaftueshëm për t’u konsideruar nga PS dhe grupi i saj parlamentar. Por atë ditë folën vetëm këta të FRESSH. Disa “u bënë” atë ditë të sëmurë dhe nuk u paraqitën në seancë, ca të tjerë nuk folën fare. Pra ne menduam asokohe, se lidershipi i PS kishte menduar, se i shkonte për shtat që Ilir Meta të burgosej dhe të përdorej nga PS si një element i rëndësishëm për fushatë, për të garantuar atë, që më pas e garantoi me burgosjen e Nanos. Unë flas për veten time, ose edhe disa të tjerë, që unë kisha lidhje në këtë forum. Ne kështu e menduam.
©Corovoda On Line