Corovoda rriskon ujin e pijshem. Pas dates 20 mars do te reduktohen oraret e furnizimit me uje Njoftimi ne nje tv kabllor lokal **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Corovoda rriskon ujin e pijshem. Pas dates 20 mars do te reduktohen oraret e furnizimit me uje Njoftimi ne nje tv kabllor lokal

Fatjon Kaloci
16.3.13
Permes disa spoteve televiziv gjate dites ne nje ekran kryesisht video te rrjetit kabllor qe operon ne Corovode ne nje njoftim te shkruar njoftohej per situaten e keqe ku ndodhet Sh.A. Ujesjelles Skrapar. Njoftimi qe ne kryelinje mbante referimin Per Institucionet Debitore ndaj Kesaj ndermarrje si dhe familjareve te tjere theksonte se per shkak te gjendjes aktuale te kesaj Sh.A. , jetike si dhe per shkak te defekteve ne pompa furnizuese sic thuhej ne njoftim kjo ndermarrje i lutet institucioneve debitore te paguajne detyrimet e prapambetura pasi sipas njoftimit punenjesit e kesaj ndermarrje kane mbi 1 vit pa paga per shkak te situates financiare qe kane te tretet ndaj kesaj ndermarrje. Po ashtu informacioni me i rendesishem sipas nesh i referohej faktit se ne njofftim thuhej se pas dates 20 mars 2013 oraret e furnizimit me uje te pijshem te Corovodes do te reduktohen. Aktualisht Corovoda furnizohet me vetem 6 ore uje te pijshem te ndare ne 2 ne mengjes, 2 ne dreke dhe 2 ne mbremje. Nuk dihet sesa do te jete ky reduktim. Situata alarmante mund te cenoj funksionalitetin jetik jo vetem ne familje por mbi te gjitha ne disa shkolla e cerdhe apo ne institucione te tjera.
©Corovoda On Line / Ne foto Burimi i Guhakut nga ku furnizohet me uje te pijshem Corovoda. Imazhi Arkiv