Me heret, gjate dites (e marte 28 maj 2013) interes ka zgjuar ne komunitetin vendas informacionet e para te paradites ne Corovode vecanerisht per ndjekesit e shumte te formatit satiro – humoristik te te dielave ne mbremje ne Top Channel. Por jo vetem per ta, mes tyre edhe emra te njohur te Top Media zera te njohur te Top Albania Radio etj. Keshtu nen ftesen e bere nga drejtuesi i nje shoqate sportive mbi rafting vizitore te vecante te se martes ne Corovode ishin nje pjese e stafit te formatit “Portokalli”. Aktore dhe te tjere protagoniste te stafit te ketij formati vizituan Kanionet e Osumit, ne Skrapar ndersa gjate udhetimit kryen edhe ndalese ne disa pika te ndryshme te Skraparit. Nje prej ndalesave ishte edhe ne nje open bar ne nje mjedis natyral te njohur ne afersi te Dhoresit te njohur per Kamping dhe fushim per turistat e shumte te sezoneve turistike ne Skrapar. Ndonse per disa kjo nuk ishte hera e pare e vizites neper bukurine natyrore te Kanioneve te Osumit ne Skrapar, mbase mund te konsiderohet si hera e pare qe ne nje menyre te organizuar nje team i njohur per shqipetaret e televizioneve, sic eshte “Portokalli” vizituan Skraparin. Edhe pse habitati natyror ofron nje pamje te paharrueshme, edhe veshtiresite e rrugetimit fatkeqesisht per shkak te lenies pas dore prej shume vitesh ndikuan tek kjo “paharrueshmeri” duke rregjisturar gjithesesi adrelinen e cdo aventure. Ne pasditen e vone ne nje prej bareve tradicionale te Corovodes ne mjedisin e hapur nen syrin kureshtar te qindra shikuesve jane ndjekur edhe ne disa caste ndersa skuadra e Portokalli e ndare ne dy grupe do te ishte pjese e nje kompeticioni ne mes tyre ndersa u vleresua me “Kupen e Eventit” ekipi fitues. Prej shume kohesh Kanionet e Osumit ne Skrapar jane objektiv i shume turisteve vendas dhe te huaj qe kane zgjuar interes mbi dhe per Skraparin.
©Corovoda On Line
©Corovoda On Line