Corovode: Prezantohet Skuadra e Rilindjes per Qarkun Berat. Partia Socialiste ne nje meeting Per Voten 29. PS ne Skrapar synon nje diference mbi 2 000 vota si force e pare. VIDEO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Corovode: Prezantohet Skuadra e Rilindjes per Qarkun Berat. Partia Socialiste ne nje meeting Per Voten 29. PS ne Skrapar synon nje diference mbi 2 000 vota si force e pare. VIDEO

Fatjon Kaloci
2.6.13
Mes qindra simpatizantesh dhe perkrahesish te Partise Socialiste ne Corovode u zhvillua te shtunen 1 qershor 2013 nje takim ne kuader te prezantimit te skuadres se Rilindjes me kandidaturat e PS per qarkun Berat. Kryetari i Bashkise Berat Fadil Nasufi u entuziazmua nga pjesemarrja ne kete takim dhe theksoi vemendjen qe do te jepet ndaj ketij qarku dhe Corovodes ne vecanti. Eduard Bejko gjate fjales se tij ne aktivitetin e mbajtur ne stilin Town Hall ne Corovode theksoi rendesine e Votes per Partine Socialiste. Gjate gjithe aktivitetit fjalet nderpriteshin nga ovacionet e shumta dhe duartrokitjet. Nen kete atmosfere u prit edhe fjala e Deputetit te Partise Socialiste Eduard Shalsi qe ne nisje te fjales u shpreh i mahnitur nga bukuria natyrore e Skraparit dhe mbi te gjitha e Corovodes, dhe vleresoi resurset e medha natyrore te zones sikunderse dhe problematika te zones qe duhen ti japin shprese zhvillimit te gjithe Skraparit. Me emocione te forta dhe me shume duartrokitje u prit edhe fjala e deputetit Fidel Ylli, i cili gjate fjales se tij vleresoi qendrimin e forte per vemendje ndaj investimeve ne Skrapar dhe ne gjithe Beratin ne qeverine e re te pas 23 qershorit. Ylli, vleresoi njeheresh edhe Kandidaturat e ekipit te Rilindjes dhe mbeshtetjen e forte te Edi Rames per zonen e Skraparit. “Mos i shani aleatet…” tha nder te tjera Fidel Ylli, duke ju referuar ketu kooperimit PS – LSI ne keto elektorale. “Te gjithe forcat e Aleances jane si nje godine me shume hyrje. Ne kemi Hyrjen Nr.29 Partine Socialiste” tha Fidel Ylli. Takimi u mbajt kete te shtune 1 qershor 2013 pak pas ores 13:00 dhe vijoi per mese 90 minuta. Ne bashkengjitje Corovoda On Line jep disa nder fragmentet video te aktivitetit.
©Corovoda On Line