Corovode: Policia bllokon shfrytezuesin pa kriter te inerteve prane Osumit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Corovode: Policia bllokon shfrytezuesin pa kriter te inerteve prane Osumit

Fatjon Kaloci
19.11.13
Nje operator qe punonte ne mes te dites pa asnje dokumentacion u ndalua nga uniformat blu ne Corovode. Sipas raporteve nje shtetas qe operonte per llogari te nje firme qe tregetonte materialin ranor dhe te zhavorit te lumit Osum u ndalua per disa ore me mjetin e tij ndersa nuk kishte asnje dokumentacion per ushtrimin e kesaj veprimtarie. Lajmi u mesua kete te marte 19 nentor 2013 ndersa jozyrtarisht u mesua se per disa ore drejtuesi u shoqerua ne mjediset e Komisariatit per detaje te metejshme. Shfrytezimi pa kriter i materialit te shtratit te lumit Osum ne Corovode ka sjell shpesh here permbytje te medha pas daljes nga shtrati te ketyre ujerave te lumit ne Corovode. Kjo eshte nje dner nismat e para qe merret ne kete drejtim ne qytetin e vogel e te varfer qofte kjo varferi edhe ne kulturen ambjentaliste ndersa per dite te tera shfrytezues pa kriter kane perfituar shuma te pallogaritshme nga ky biznes.
© Corovoda On Line