Festa e Popujve: Dule Malindi dhe Mustafa Nano vleresohen me cmim nga Albania e Futuro. Eventi u mbajt ne Itali. IMAZHE **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Festa e Popujve: Dule Malindi dhe Mustafa Nano vleresohen me cmim nga Albania e Futuro. Eventi u mbajt ne Itali. IMAZHE

Fatjon Kaloci
21.12.13
Me te perbashket Skraparin ne postimin ne vijim Corovoda On Line i referohet nje eventi te mbajtur ne 28 nentorin e ketij viti ne Milano, Itali me rastin e Dites se Pavaresise se Shqiperise. Sikunderse ju kemi njoftuar me heret eventi qe Organizohej nga Asosacioni "Albania e Futuro" dhe Presidenti i saj Astrit Cela qe prej vitesh punon ne shtetin fqinj krahes dhjetra e dhjetra te pranishmeve kishte te ftuar edhe Ambasadorin Shqiptar ne Itali Neritan Ceka, Presidenten e Albanian Excellence Flora Nikolla autoritete italiane te perfaqesuara ne takim, Presidnete te Shoqatave te vendeve te ndryshme ne bote, kengetare e artiste. Ne Event nje moment te rendesishem plot emocion zuri edhe ndarja e titujve falenderues dhe mirenjohes te Shoqates "Albania e Futuro" per vitin 2013.

Sikunder mund te ndiqni edhe permes imazheve te mberritura ne redaksine e Corovoda On Line jemi me momentet e vleresimit per Gazetaren, Moderatorin dhe Opinionistin Mustafa Nano si dhe me Kengetarin e muzikes popullore Dule Malindi. Ky aktivitet rregjistroi keshtu me sukses edicionin e tij te 2te i organizuar nga Albania e Futuro duke u kthyer ne nje event te pervitshem. Nje mirenjohje me shume ndersa "internacionalizohen" edhe emra te Skraparit ne Bote.
Ky eshte Corovoda On Line Blog!
© Corovoda On Line