Skrapar: Nen pranga nje punonjes i Komunes Cepan. Lajmi u publikua ne disa prej mediave kombetare. Shkelje Barazie ne Tender **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapar: Nen pranga nje punonjes i Komunes Cepan. Lajmi u publikua ne disa prej mediave kombetare. Shkelje Barazie ne Tender

Fatjon Kaloci
10.3.14
Një zyrtar i lartë lokal në komunën Çepan të Beratit është arrestuar ditën e sotme me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, pas hetimit të Prokurorisë, i akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe “shkeljes së barazisë në tendera”. Gjithashtu, nga ana e prokurorisë së Beratit po vijojnë hetime për të përcaktuar përgjegjësitë e të tjerë personave të dyshuar si të përfshirë në këto veprime të paligjshme.
Saimir Bego, shef i financës në komunën Çepan, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) ka kryer në kundërshtim me normat e përcaktuara nga ligji “Për prokurorimet” procedurën tenderuese për shfrytëzimin e lëndës drusore që është pronë e kësaj komune, në vendin e quajtur “Gropa e Minës”, parcelat nr. 26/a dhe nr. 28/a, tender të cilin e ka fituar subjekti “M…..” sh.p.k.
Nga hetimi i prokurorisë, ka rezultuar se në këtë procedurë tenderuese janë përfshirë në mënyrë fiktive dy shoqëri private, të cilat nuk kanë plotësuar asnjë dokument lidhur me këtë procedurë tenderuese.
Po ashtu, gjatë hetimit është provuar se shtetasi Bego, gjatë kohës që po kryhej hetimi nga ana e prokurorisë, ka tentuar të ndryshojë dokumentat e procedurës së prokurimit publik.
Hetimi është bazuar në informacionin që është paraqitur nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat, duke marrë shkas nga prerja pa kriter e pyjeve shtetërore, komunal dhe privatë nga subjekte, të cilët ushtrojnë aktivitet tregtar në Qarkun e Beratit, i është kërkuar informacion Drejtorisë Rajonale të Pyjeve Berat dhe disa komuna të qarkut Berat, ndër të cilave dhe komunës Çepan, Skrapar
Nga ana e organit të akuzës vlerësohet se procedura e tenderit e zhvilluar është një procedurë fiktive, pasi në të ka qenë vetëm një operator ekonomik, subjekti “M….” SHPK. Dy subjektet e tjera nuk kanë qenë pjesëmarrës në këtë procedurë tenderi dhe nuk kanë pasur dijeni apo njoftim për zhvillimin e saj.
Nga ana e shtetasit Sajmir Bego, në kundërshtim me ligjin Nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, në cilësinë e kryetarit të KVO-së është kryer një procedurë tenderi pa njoftuar operatorët ekonomikë sipas ligjit, por duke njoftuar vetëm operatorin ekonomik “M…..”.
Me urdhrin e shtetasit Sajmir Bego, janë plotësuar nga shtetasi H.D. ofertat ekonomike të dy subjekteve dhe janë futur këto dokumente në dokumentacionin e tenderit. Subjektet kanë konfirmuar se nuk kanë plotësuar, firmosur dhe nënshkruar ofertat ekonomike që rezultojnë në emër të tyre.
©Corovoda Online