Corovode: Te enjten 12 qershor 2014 Miss dhe Mister Lulja rikthehet pas 2 vitesh mungese -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Corovode: Te enjten 12 qershor 2014 Miss dhe Mister Lulja rikthehet pas 2 vitesh mungese

Fatjon Kaloci
10.6.14
Pas dy vitesh mungese ne Qendren Kulturore te Femijeve ne Corovode do te rikthehet tradita e spektaklit per femije qe per cdo vit ka qene prezent qershoreve te fundshkolles. Spektakli per vogelushen apo vogelushin me te bukur, simpatik do te mbahet pas shume spostimesh te cuditshme ne axhende; me ne fund ne daten 12 qershor 2014. Eventi qe cdo vit fokusohet kryesisht tek vogelushet e klasave te II te shkollave fillore kete vit do te kete te vecante edhe faktorin e pashlyer te nje viti me pare pasi per 2013 nuk pati kompeticion. Pra edhe nxenesit e klasave te III do te garojne mes me te vegjelve te se II. Ndersa zerat kane filluar qe tani mes Corovodes se etur per aktivitete kulturore gjitheperfshirese duket qe vetem nje cmim nuk mjafton per edicionin e sivjetshem, Fakti qe per nga shtatlartesia klasat e treta ua kalojne klasave me te vogla mund te perbej nje arsye debati nese jepen vetem 2 cmime te medha sido qe te jepen ato. E nese do te ndodh keshtu padyshim qe pakenaqesite, komentet e diteve ne vijim nuk do te mungojne sikunder ka treguar kjo dite per cdo vit kur eshte realizuar ndersa lotet e vogelushve pas spektakleve te tille asnjehere nuk kane munguar per hir te se vertetes. Gjithesesi ne do te jemi padyshim edhe ne kete aktivitet me disa nder me kryesoret. Pra te enjten 12 qershor 2014 ne Corovode "Miss & Mister Lulja 2014"
©Corovoda Online