Ditelindja e Ardit Gjebrea ne Corovode: Torta me 50 u rrethua nga Arvizu dhe Meta si dhe familja -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Ditelindja e Ardit Gjebrea ne Corovode: Torta me 50 u rrethua nga Arvizu dhe Meta si dhe familja

Fatjon Kaloci
7.6.14
Ndersa pas mesdites te se premtes 6 qershor 2014 Ardit Gjebrea mberriti rreth ores 14:30 ne Corovode Këngëtari dhe prezantuesi ka festuar ditën e lindjes mesnatën e së premtes duke u gdhirë e shtuna. Ne ditelindjen e tij te 50te ai kishte prane familjen por edhe vizitoret e vecante te Corovodes Alexander Arvizu dhe Ilir Meta. Torta e thjeshte ishte pregatitur ne Berat ndersa momenti i shuarjes se qirinjve ndodhi ne nje prej Hoteleve lluksoze te Corovodes ne Hatel Kanioni i inaguruar pak dite me pare. Ndersa me heret Gjerbrea kishte nisur qe ne rrjetin social postonte momente te qendrimit ne Kanionet e Lumit Osum ne nje status te mepastajshem ne rrjetin Facebook Gjebrea shkruante “Ja edhe torta, për herë të parë në jetën time një tortë ditëlindjeje e bërë në Berat. Sonte po festoj në Skrapar. E ndiej veten të bekuar për familjen që kam, për miqtë e shtrenjtë që ndaj gëzimet dhe hallet e mija, për kolegët dhe bashkëpunëtorët që djersisim bashkë, për të gjithë ju që më keni dhuruar dashurinë dhe forcën. Motiv i fortë të jetoj akoma!”.
©Corovoda Online