Një tjetër sukses i ekipit policor ne Skrapar u rregjistrua te enjten 24 korrik 2014. Kështu në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike rreth 500 rrënjë të bimës Kanabis Sativa u evidentuan dhe me pas asgjësuan në një një aksion policor në një fshat të afërt me Çorovodën. Bimët narkotike ishin të mbjella në një parcelë në fshatin Vërzhezhë, Skrapar. Ky mund të konsiderohet një ndër aksionet me rezultatin më të lartë të bimëve narkotike të kapura për muajin korrik. Corovoda online e raportoi më herët këtë info edhe në rrjetin social Facebook.
©Corovoda Online
©Corovoda Online